Segunda-feira, 14/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse jam me cikel(hajz)10 -të ditët e fundit të Ramazanit, si të kërkoj natën e Kadrit përderisa nuk mund të falem ???

Nëse jam me cikel(hajz)10 -të ditët e fundit të Ramazanit, si të kërkoj natën e Kadrit përderisa nuk mund të falem ???

pyetje pergjigjeAllahu të ka dasht hajrin nëse të përcaktohet që të jesh me hajz në ato ditë sepse është sprovim,mirëpo bëje NIJET prej tash edhe më herët që të jesh prej atyre që do ta kërkojnë natën e Kadrit me namaz, ashtu që nëse të vie hajzi,të shënohet ajo të cilën e ke bërë nijet dhe të shënohet sikur ta kishe vepruar në realitet, sepse nëse robi i Allahut sëmuret apo udhëton i shënohet prej veprave atë qka e ka vepru duke qenë i shëndoshë apo vendas …

Përpiqu në dhënien e mundit për kryerjen e adhurimeve duke qenë ti e pastër,  do të shënohet vepër e plotë duke qenë ti e arsyetuar me gjendjen e hajzit e cila është kundër fuqisë dhe vullnetit tënd, dhe do të SHPERBLEHESH nga Allahu xhele she’enuh sikur ti kishe vepruar ato vepra në realitet …

Nuk më ngushtohet gjoksi me këtë përcaktim të Zotit tim, por pajtohem plotësisht duke qenë e kënaqur dhe jap mundin në adhurime tjera të cilat mundem t’i bëjë në atë gjendje sikur DHIKRI, LEXIMI I KUR’ANIT (duke mos e prekur drejtpërdrejt), LIDHSHMERIA E ZEMRES ME ALLAHUN, të gjitha këto janë adhurime Madhështore … .

MIRËPO në të njejtën kohë nuk e humbi kohën kot,dhe nuk gëzohem me gjendjen e hajzit dhe nuk i jap vetes liri që të kaloj kohën duke u dëfryer, duke ngrënë e pirë ….

Sepse edhe në gjendje të hajzit të kërkohet kryerja e adhurimeve të cilat mund të bëhen përderisa je në atë gjendje…

Burimi: Mësuese ng a Al Medinah

(e huazuar)

(Visited 41 times, 1 visits today)
Top