Quarta-feira’, 17/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse gruaja nuk është e kënaqur kur bashkëshorti i saj shpenzon shumë kohë në tubimet e dijes ose duke lexuar



Nëse gruaja nuk është e kënaqur kur bashkëshorti i saj shpenzon shumë kohë në tubimet e dijes ose duke lexuar

pyetje pergjigje
• TË DREJTAT E BASHKËSHORTIT • ..(14)
? Pyetjet e pjesës së parë ?
Pyetje:
Allahu ju shpërbleftë shejh i nderuar! Nëse gruaja nuk është e kënaqur kur bashkëshorti i saj shpenzon shumë kohë në tubimet e dijes ose duke lexuar, cila është këshilla juaj për këtë çift?
Përgjigje:
Bashkëshorti duhet të durojë pasi kjo është një nga sprovat e nxënësve të dijes. Allahu (subhanehu ve teala) po e sprovon përmes gruas së tij, e cila nuk e lë të përqendrohet në kërkimin e dijes. Zoti kështu e ka caktuar, çështjet e larta dhe të përkryera arrihen me vështirësi. Nëse do të arriheshin lehtë, atëherë shumë njerëz do t’i kishin arritur. Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh.” [Fussilet:35]
Allahu Fuqiplotë ia turbullon jetën nxënësit të dijes me familjen ose me bashkëshorten e tij. Ai duhet të bëhet i durueshëm kur e shoqja i thotë atij “çfarë bën kështu, e humbe gjithë kohën duke lexuar”. Ai gjithashtu duhet ta shohë çështjen me syrin e diturisë dhe me maturi, pasi ajo vepër në të cilën kënaqësia e Allahut është më e madhe edhe fitimi prej saj është më i madh. I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të) thotë se kushdo që merr rrugën për të kërkuar dijen e Allahut, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në xhenet. Kur ky person kërkon vetëm xhenetin, nuk i duket asgjë kjo botë, siç nuk i duket asgjë ç’gjendet brenda saj.
Prandaj është detyrë të këshillojë të shoqen dhe t’i përkujtojë asaj Allahun duke i thënë fjalë të udhës. Ajo grua duhet të bëjë durim e të llogarisë shpërblimin e Allahut kur shikon se i shoqi është i preokupuar pas dijes, kur sheh se ai është nxënës dijeje dhe thirrës në rrugën e Allahut apo prijës në udhëzim, të cilët dihet që kohën e kanë të zënë. Ata presin shumë njerëz, kanë shumë përgjegjësi dhe amanete, ndaj gruaja e mirë duhet ta ndihmojë të shoqin në këtë drejtim dhe të falënderojë Allahun që i mundësoi asaj të ketë bashkëshort të tillë me këtë gradë e këtë nder. Ajo duhet të angazhohet seriozisht për ta ndihmuar atë me sa mundësi të ketë, me qëllim që edhe ajo të jetë pjesëtare në shpërblimin e tij.
E këshillojmë këtë grua dhe të tjerat si ajo që t’i frikësohen Allahut dhe të kujtojnë shpërblimin e madh të durimtarit dhe të presin shpërblimin e Allahut edhe nëse disa të drejta të saj humbasin për shkak të qëndrimit të burrit të saj mbi libra, pjesëmarrjes së tij në mexhliset (tubimet) e dijes apo çështje të tjera. Ajo le të durojë dhe të jetë e sigurt se nëse burri i saj është i preokupuar me çështjet e fesë, ajo do të shpërblehet për durimin e saj sepse ndihmesa e fesë së Allahut sjell vetëm përfundim të mirë. Allahu (subhanehu ve teala) thotë: “Përfundimi më i mirë është për të devotshmit.” [Ta Ha: 132].
Nëse burri i saj sot është i preokupuar me çështjet e fesë, ajo do të jetë akoma më e kënaqur me të nesër kur të merret rezultati i përpjekjeve të tij për fenë e Allahut. Ndoshta prej preokupimit të tij në çështjet e fesë Allahu i largon asaj sprovat e belatë. Sa gra janë kënaqur me qëndrimin e bashkëshortëve pranë tyre dhe pastaj Allahu ua ka hequr këtë kënaqësi e lumturi me sëmundje apo sprova të tjera?!
Kjo grua duhet të falënderoj Allahun e të kënaqet me atë që Ai ka shkruar. Bashkëshorti i saj ruhet nga veprimi i të ndaluarave, përpiqet të bëjë sa më shumë vepra që e kënaqin Allahun, merr pjesë në ato tubime ku flitet për fenë e Allahut, ku janë të pranishëm engjëjt, ku zbret qetësia dhe mëshira e Allahut e pjesëmarrësit në to i përmend Allahu në shoqëri të lartë (tek engjëjt). Kur burri është i mirë, Allahu e mëshiron atë dhe familjen e tij. Allahu thotë: “E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë…” [Kehf:82].
Allahu ia largon të këqijat atij, gruas dhe pasardhësve të tij për shkak të mësimit të fesë së drejtë dhe përkushtimit të tij ndaj Allahut. Ndoshta Zoti e do atë dhe e mbron nga të këqijat në familjen e tij, e mbron bashkëshorten dhe fëmijët e tij dhe bën që ai të shohë veç të mira. Prandaj ne shohim që përfundimi i dijetarëve është i mirë. Pikërisht për këtë arsye e porosis këtë grua të kujtojë shpërblimin e kësaj vepre tek Allahu (subhanehu ue teala).
Gjithashtu, i tërheq vëmendjen nxënësve të dijes që të kenë kujdes për sa u përket të drejtave të bashkëshortëve të tyre, veçanërisht në këtë kohë të mbushur me sprova. Ata duhet të përpiqen për sa u përket ndjenjave të bashkëshortëve sepse kjo është ajo që gruaja pret nga bashkëshorti i saj. Ata duhet të sillen me to me dashuri, pasi kjo bën që gruaja të anashkalojë shumë nga mangësitë e bashkëshortit të saj. Allahu e di më së mirë.
————————————————————–
Pjesë nga libri: “KODI I FAMILJES”
Autor: Muhamed el-Muhtar ESH-SHINKITI
————————————————————–
Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..





(Visited 22 times, 1 visits today)




Top