Quinta-feira, 25/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse fëmiu lind i bërë synnet



Nëse fëmiu lind i bërë synnet

Lindja e fëmiut i bërë synnet

Nëse fëmiu lind i bërë synnet atëherë nuk ka nevoje te behet prape. Mejmuni tregon se këtij i kishte thënë Ahmedi: “Një njeriu këtu i kishte lindur fëmiu i bërë synnet ndërsa ai ishte mërzitur shume. I thashë: Nëse Allahu e ka marre përsipër synetine e femiut atëherë çfarëe te mërzitë ty kaq shume?!”.

Ka thënë Ebu El Ferexh El Xhevzijj: Jam informuar se Ka’b El Ahbari ka thënë: 13 pejgambere kane lindur te bere synet: Ademi, Shiti, Idrisi, Nuhu, Sami, Luti, Jusufi, Musai, Shuajbi, Sulejmani, Jahjaja, Isai dhe Pejgamberi ynë, alejhimus selam.

Ndersa Muhammed b. Habib El Hashimijj mendon se ata janë 14 dhe emrat e tyre janë këta: Ademi, Shiti, Nuhu, Hudi, Salihu, Luti. Shuajbi, Jusufi, Musai, Sulejmani, Zekerija-ja, Isai, Handhale b. Safvani (pejgamberi i As’habu-rr-Rres’it) dhe Muhammedi, alejhimus selam([16]).

Dijetaret shafiite pëlqejnë qe ne rast se fëmiu lind i bërë synet atëherë sa për adet t’i vihet brisku mbi vendin ku duhet bere synet dhe pa e prere fare ta përshkojë atë vend([17]).

Ebu Shameh ka thënë: Ne shumicën e rasteve, foshnjet qe lindin te bëra synet nuk janë komplete keshtuqë një pjese e lëkurës mbetet ne organ. Nëse femiu e ka këtë pjese atëherë patjetër duhet t’i hiqet kjo.





Ndërsa sa i përket pejgamberit tone, Muhammedit, alejhi selam janë transmetuar mendime te ndryshme:

Ka lindur i bërë synnet,

Është bere ne ditën e shtate nga gjyshi i tij,

Është bere nga melaiket atë dite kur ia kishin shpalosur gjoksin dhe ia kishin pastruar atë([18]).

(Visited 164 times, 1 visits today)




Top