Thursday, 13/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse e shihni një zjarr të tërbuar, menjëherë thirrni në ndihmë superioritetin e All-llahut



Nëse e shihni një zjarr të tërbuar, menjëherë thirrni në ndihmë superioritetin e All-llahut

Po kështu, në të njëjtën përmbledhje, është shënuar se ‘Ami bin Shu’ajbi kishte mësuar nga gjyshi i vet se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., njëherë kishte thënë: “Nëse e shihni një zjarr të tërbuar, menjëherë thirrni në ndihmë superioritetin e All-llahut për ta shuar atë. Me atë rast i thuani këto fjalë: ‘All-llahu ekber’ (All-llahu është më i madhi)”.202
Pasi zjarri është element prej të cilit janë krijuar xhinnët, e kjo është kategori e krijesave ku hyn edhe shejtani dhe, pasi shejtani dhe ushtria e tij e kriminelëve e kanë udhëhequr gjithmonë shkaktarin e mendjemadhësisë, çoroditjes dhe destruksionit në tokë, duke fituar mallkimin dhe mërinë e përhershme dhe të parevokueshme të All-llahut, kur ka rënë zjarr, ai kërkon sfera më të larta dhe shkakton destruksion duke shkatërruar gjithçka që arrin. Këto veti destruktive të mendjemadhësisë, arrogancës dhe çoroditjes janë veti të mashtruesit që shejtani ua ofron pasuesve të vet. Të dytë, edhe zjarri edhe shejtani, kërkojnë madhështi dhe mendjemadhësi, dhe që të dytë shkaktojnë çoroditje në Tokë. Cilido nga bijtë e Ademit që ruan në vete këso vetish ose kushdo nga pasardhësit e tyre, ata janë të dënuar të përjetojnë vuajtje të dhembshme dhe të përhershme në zjarrin e Xhehenemit. Mendjemadhësia dhe arroganca nuk janë të lejueshme para lavdisë dhe madhështisë së All-llahut të gjithëfuqishëm. Pra, duke shqiptuar atributin e madhërishëm “All-llahu ekber”, do ta ndalë me siguri të keqen, do ta kufizojë dëmin dhe do ta pengojë përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Kur besimtari e thërret në ndihmë lavdinë e All-llahut, asgjë nuk mund t’i dalë përpara asaj. Të dytë, edhe zjarri edhe shejtani, që është krijuar nga zjarri, do të zvogëlohen, do të reduktohen dhe do të bëhen hiçgjë në krahasim me proklamimin e lavdisë së All-llahut, dhe që të dytë do ta njohin superioritetin e Tij. Shejhu ynë shtoi: “Ne, sikurse edhe njerëzit e tjerë, e thirrnim gjithëfuqinë e Tij kur shihnim zjarr dhe mjaftonte vetëm kjo thirrje e emrit të All-llahut”. All-llahu e di më së miri.