Quinta-feira, 12/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse e keni ndjerë ndonjëherë trupin tuaj të dridhet teksa flini gjumë, ja çfarë po ndodh me ty!

Nëse e keni ndjerë ndonjëherë trupin tuaj të dridhet teksa flini gjumë, ja çfarë po ndodh me ty!

Këto shtrëngime muskulore të pavullnetshme tek krahët, këmbët, ose ne të gjithë trupin quhen ‘Jerks hypnic’ dhe janë shumë të zakonshme.

Ju do të tronditeni kur t’ju them se thuajse 70% e njerëzve i përjetojnë ato herë pas here – por askush nuk e di saktësisht se çfarë i shkakton ato. Dhe, shumë ekspertë në mbarë botën kanë disa teori.

Njëra është se ato janë rezultat i rrëshqitjes natyrale të sistemit nervor që ndodh kur po flini në gjumë: Ndërsa frymëmarrja dhe ritmi i zemrës tuaj ngadalësohen dhe temperatura e trupit tuaj bie, toni i muskujve ndryshon dhe këto tundje ndodhin gjatë kësaj tranzicioni.

Një tjetër teori sugjeron që, ndërsa po shkoni për të fjetur, truri juaj keqtrajton zbutjen e muskujve tuaj si një shenjë që jeni në të vërtetë duke rënë dhe sinjalizon që muskujt tuaj të jenë të tensionuar, me qëllim që t’ju mbrojnë.

Mos u shqetësoni! Nëse ju zgjoheni, thjesht rrokullisuni dhe kthehuni në gjumë. Dhe, mbani mend – një sasi e lartë e kafeinës, aktivitete të stërholluara në mbrëmje, stresi emocional mund të rrisin frekuencën dhe intensitetin e tyre.

Nëse dyshoni se njëri nga këta faktorë mund të përkeqësoje dridhjet e muskujve gjate natës, provoni të eleminoni kafeinen, duke përdorur teknika relaksuese për t’ju ndihmuar ose të praktikoni higjienë më të mirë të gjumit.
/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 43 times, 1 visits today)
Top