Terça-feira, 22/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse do Allahu (InshAllah) Ngjarje e vërtetë në kohën e Sulejmanit alejhi selam

Nëse do Allahu (InshAllah) Ngjarje e vërtetë në kohën e Sulejmanit alejhi selam

TREGIMI I SPROVIMIT TË SULEJMANIT A.S.
I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Sulejman bin Davud a.s. ka thënë: “Sonte do t’i vizitoj (kontaktoj me) njëqind gratë e mia dhe prej secilës do të lind kalorës, të cilët do të luftojnë në rrugën e Allahut. Shoku i tij i thotë: “Thuaj: “Nëse do Allahu”. Mirëpo ai nuk thotë “Nëse do Allahu”. Kështu që prej të gjitha atyre ka mbetur shtatzënë vetëm njëra, e cila lind një fëmijë gjysmak (me aftësi i të kufizuara). Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im, po të kishte thënë “Nëse do Allahu”, të gjithë do të lindnin kalorës dhe të gjithë do të kishin luftuar me rrugë të Allahut së bashku”.
Po ashtu në transmetimet e tyre ekziston se Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Sulejmani ka thënë: Sonte do t’i vizitoj (kontaktoj) shtatëdhjetë grat e mia, dhe prej secilës prej tyre do të kem nga një kalorës, i cili do të luftojë në rrugë të Allahut. Dhe nuk ka thënë “Nëse do Allah”. Kur i vizitoi (kontaktoi) me ta nuk mbet asnjëra nga ato shtatzënë, pos njëra, e cila e lindi një fëmijë gjysmak, të cilin ia sjellin në fronin e tij. – Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im,po të kishte thënë “Nëse do Allahu”,do të kishin lindur që të gjithë, dhe të gjithë do të ishin bërë kalorës,që do të kishin luftuar së bashku në rrugë të Allahut. Këtë e tregon ajeti: “Dhe ne veç e kemi sprovuar Sulejmanin”.

(Visited 130 times, 1 visits today)
Top