Quinta-feira, 9/4/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse dikush nga ju zemërohet dhe është në këmbë, le të ulet, se kështu do t’i largohet zemërimi; dhe nëse zemërimi nuk i largohet, atëherë le të …

Nëse dikush nga ju zemërohet dhe është në këmbë, le të ulet, se kështu do t’i largohet zemërimi; dhe nëse zemërimi nuk i largohet, atëherë le të …

I Dërguai i Allahut a.s ka thënë: “Nëse dikush nga ju zemërohet dhe është në këmbë, le të ulet, se kështu do t’i largohet zemërimi; dhe nëse zemërimi nuk i largohet, atëherë le të shtrihet.”
Transmetuesi i këtij hadithi është Ebu Dherri r.a, dhe ky transmetim lidhet me një histori: Ai po shpiente devetë e tij për të pirë ujë në një koritë, kur disa njerëzi kaluan andej dhe i thanë (njëri-tjetrit): “Kush mund të konkurojë me Ebu Dherrin (për tu dhënë ujë deveve) dhe ta lerë të fundit?”

Një burrë tha: “Unë, mund ta bëjë atë,” dhe kështu i mori kafshët e tij dhe konkuroi me Ebu Dherrin, me qëllim që korrita të thyhej (d.m.th Ebu Dherri priste ndihmë për t’u dhënë ujë deveve, por në vend të kësaj, burri u soll keq, gjë që shkaktoi thyerjen e koritës). Ebu Dherri i cili ishte në këmbë, u ul dhe më pas u shtri. Dikush e pyeti atë: “O Ebu Dherr, përse u ule poshtë dhe më pas u shtrive?” Ai tha: “I Dërguari i Allahut ka thënë…” dhe përmedni hadithin. (Hadithi dhe kjo histori mund të gjenden në Musnedin e Ahmedit, 5/152; gjithashtu shihni edhe Sahi al-Xhami, 694)
Sipas një transmetimi tjetër, Ebu Dherri po u jepte ujë kafshëve të tij në një koritë, kur një burrë tjetër e zemëroi atë dhe ai u ul… (Fajd al-Kadir, al-Munaui 1/408)

Nga dobitë e kësaj këshille të dhënë nga Profeti a.s, është fakti se ajo e ndalon të zemëruarin të dalë jashtë kontrollit, sepse në të kundërt ai mund të shpërthente dhe të dëmtonte ndonjë njeri, madje edhe mund të vriste- siç do ta shohim pak më poshtë- apo mund të shkatërronte prona, etj. Të ulurit i zbeh acarimet dhe tërbimet, ndërsa të shtrirët të largon akoma më tepër nga kryerja e ndonjë çmendurie apo e diçkaje të dëmshme. Al-Alamah al-Khatabi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në komentimin e Sunenit të Ebu Davudit: “Kush qëndron në këmbë është në një pozicion që shkatërron e plaçkit, ai që është ulur priret ta bëjë një gjë të tillë ndërsa përsa i përket atij që është shtrirë, nuk mund të bëjë asgjë. ثshtë e mundur që Profeti (paqa e Zotit qoftë mbi të), ta ketë këshilluar të zemëruarin që të ulet apo shtrihet, në mënyrë që të mos bëjë diçka për të cilën më vonë do të pendohej. Allahu e di më së miri.” (Suneni i Ebu Davudit me Mualim al-Sunen 5/141)

(Visited 42 times, 1 visits today)
Top