Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse dëshiron të pranohen lutjet, mos e kthe lypësin nga dera



Nëse dëshiron të pranohen lutjet, mos e kthe lypësin nga dera

Atij që lyp në rrugë si të duash jepi diçka, është e drejta jote, nuk e mohojmë faktin se shumica e atyre që lypin nëpër rrugët e qyteteve e kanë biznes me të cilin janë bërë shumë të pasur.

Mirëpo kur të vij lypësi te dera, mos e kthe pa mos i dhënë diçka, sado e vogël të jetë.

Përse?

Për shkak se në atë moment fiton kredi tek Allahu i Madhërishëm, që Ai tët jap ty kur të kesh nevojë.

Atëherë ke të drejtë t’i thuash Zotit, unë nuk e kthej lypësin nga dera kur më kërkon diçka… Zoti im, unë tani jam i varfër i cili qëndron para derës Tënde, andaj nga mëshira e madhe e Jotja më jep mua, sepse Ti je Ai që jep më së shumti!





Pas kësaj kërko nga Zoti çfarë të duash, dhe do të shohësh se me ndihmën e Allahut, lutjet tua do të pranohen.

Përshtati: Islampress

(Visited 134 times, 1 visits today)