Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse dalloni këto 8 Shenja, Keni Depresion (Dhe nuk është thjesht një mërzitje…)

Nëse dalloni këto 8 Shenja, Keni Depresion (Dhe nuk është thjesht një mërzitje…)

Depresioni quhet “plaga e shekullit të 21-të”.

Studimet tregojnë se në të vërtetë është një gjendje mjekësore që mund të trajtohet si çdo sëmundje tjetër, por në disa raste është shumë e vështirë për t’u kuptuar. Megjithatë, hapi i parë për të hequr qafe problemin e depresionit është të kuptoni se gjendja juaj është (Depresion) dhe jo diçka tjetër. Ka disa këmbana alarmi që duhet të dini për të qenë në gjendje ta identifikoni saktë këtë problem.

Në këtrë artikull do t’ju t’ju ofrojmë shenjat më të zakonshme që mund të keni kur depresioni ju ka “pushtuar”.

Ju ndjeheni pa humor \ të lodhur.

mid adult italian woman banging her head against a wall outside office building. Horizontal shape, copy space
Mungesa e energjisë zgjat për shumë ditë me radhë edhe pse rutina juaj e përditshme nuk ka ndryshuar shumë. Ju jeni të lodhur sapo zgjoheni.

Ju ndiheni të pavlerë dhe të padenjë për të jetuar një ditë tjetër.

Ju mund të filloni të besoni se jeni njerëz të padobishëm. Mund të ndodhin edhe mendime vetëvrasëse.

Ju do të shfaqni probleme të përqendrimit / ose kujtesës.

Ju filloni të harroni gjërat e rëndësishme dhe truri juaj do të rëndohet aq shumë sa që nuk do të mund të kujtoni lehtë një emër ose një numër telefoni.

Dëgjimi i një personi të afërt ose leximi i një libri bëhet një sfidë pasi nuk mund të përqendroheni në atë që po ndodh.

Ju do të shfaqni shumë probleme me gjumin.

Mund të shfaqni shenja pagjumësie, ose mund të kërkoni të flini me orë të gjata. Edhe pas një nate të gjatë në shtrat, ju ende dëshironi të qendroni sa më shumë në krevat pasi nuk ju motivon asgjë tjetër.

Pesha juaj trupore, ndryshon.

Papritur fitoni disa kile më shumë ose humbisni peshë. Ju gjithashtu mund të keni një oreks të madh dhe të ndjeheni vazhdimisht i uritur pavarësisht se sa hani. Ose mund të ndodhë që t’ju neveritet çdo ushqim.

Asgjë nuk ju sjell kënaqësi.

Aktivitetet dhe njerëzit që keni dashu, nuk do t’ua mbushin më sytë tuaj. Ju jeni vazhdimisht i mërzitur, i lodhur dhe nuk keni dëshirë të bëni asnjë argëtim gjatë gjithë jetës apo të takoni mikun apo miken tuaj më të mirë.

Jeni gjithmonë me moral të ultë.

Ndjeni vazhdimisht trishtim, ankth ose irritim dhe nuk mund të gjeni një arsye të qartë për këtë.

Shëndeti juaj përkeqësohet

Papritmas filloni të përjetoni dhimbje, më së shpeshti në nyje ose në shpinën tuaj dhe mund të keni probleme të tretjes. Asnjë nga këto nuk ka një arsye të lehtë për t’u shmangur, ndaj tregojini shumë kujdes të gjitha shenjave.

Nëse ju ose familja juaj ose miqtë tregojnë shenja të depresionit, ia vlen të flisni me një mjek që mund të kontrollojë gjendjen tuaj mendore dhe të caktojë trajtimin e duhur.

Cila është trajtimi për depresionin dhe mund të parandalohet?

Sipas situatës së veçantë të një pacienti, mjeku mund të rekomandojë terapinë e folur, një psikolog ose medikamentet. Trajtimi mund të përfshijë gjithashtu rekomandime për aktivitet fizike shtesë, terapi të lehta, simulim elektro-magnetik dhe lloje të tjera trajtimi.

Ka një numër studimesh që përpiqen të sigurojnë metoda parandalimi për depresionin. Njëri prej tyre thekson se disa forma të depresionit, sidomos të ashtuquajturat depresioni sezonal (ai që intensifikohet gjatë pjesës së errët të vitit), mund të trajtohet me marrjen e vitaminës D. Megjithatë, mos filloni të merrni pilulat pa u konsultuar me mjekun tuaj.

Çdo sëmundje është më e lehtë për t’u luftuar nëse ajo është vërejtur dhe kapur në kohë dhe në një fazë të hershme.

A keni vënë re ndonjë nga këto shenja në vetën tuaj apo në të dashurit tuaj? Nëse përgjigjja është pozitive, atëherë duhet me çdo kusht të merrni një trajtim të shpejtë pasi humbja e kohës do të ishte fatale.

Ndajeni me miqtë tuaj këtë artikull për të ditur sa më shumë rreth depresionit dhe luftës ndaj tij.

(Visited 977 times, 1 visits today)
Top