Domingo, 2/4/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Nëse burri e puth gruan e tij duke qenë agjërueshëm,a e prish agjerimin?

Nëse burri e puth gruan e tij duke qenë agjërueshëm,a e prish agjerimin?

 

Nëse burri e puth gruan e tij duke qenë agjërueshëm, kjo nuk ndikon në agjërimin e tij për sa kohë që nuk del spermë nga ai për shkak të epshit.
Aishja ka transmetuar se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ishte që puthte e prekte duke qenë agjërueshëm dhe ishte në të njëjtën kohë personi që më së shumti e kontrollonte (e përmbante) epshin e vet” (E transmetojnë të katër Sunenet me zinxhir të saktë.).
Fjala e saj:”Ishte personi që më së shumti e kontrollonte (e përmbante) epshin e vet”, tregon në mënyrë indirekte se lejohet puthja dhe prekja e bashkëshortes për atë person që arrin ta kontrollojë veten, ndërsa ai që nuk ia siguron dot vetes kontrollin e spermës apo përmbajtjen nga marrëdhëniet seksuale, e ka haram puthjen dhe prekjen, nëse ia merr mendja përafërsisht që këto do e çojnë në kryerjen e diçkaje të ndaluar (marrëdhëniet gjatë agjërimit). Dijetarët e Usulit thonë një rregull: Gjykimi jepet sipas asaj që ia merr mendja përafërsisht se do të ndodhë.

E përforcon këtë mendim çfarë është transmetuar nga Abdullah ibn Amr ibn el As i cili tha:”Ishim me Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, dhe erdhi një djalosh dhe tha:”O i Dërguari i Allahut, a më lejohet të puth (bashkëshorten) duke qenë agjërueshëm?”
Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, tha:”Jo”. Pastaj erdhi një plak dhe tha:”A më lejohet të puth duke qenë agjërueshëm?”
Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, tha:”Po”. Atëherë, ndërsa shikonim njëri tjetrin të habitur, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, tha:”Me të vërtetë plaku është në gjendje ta kontrollojë (përmbajë) veten”
(Transmeton Ahmedi dhe Taberani në “el-Kebir”. E kanë cilësuar zinxhirin e tij si të mirë shejh Selim Hilali dhe shejh Ali el-Halebiu, në librin e tyre të përbashkët, “Mënyra e agjërimit të Profetit, salallahu alejhi ve selem, në Ramazan.)”.