Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëntë arsye pse duhet të hani boronica çdo ditë

Nëntë arsye pse duhet të hani boronica çdo ditë

Nëntë arsye pse duhet të hani boronica çdo ditë

Përveç se ruajnë shëndetin e zemrës dhe ngadalësojnë plakjen e trurit, boronicat forcojnë imunitetin dhe kockat, si dhe përmirësojnë shikimin natën.

Është e rekomanduar për të ngrënë një grusht boronica për çdo ditë.

Boronicat janë një aleat i vërtetë për eshtra të shëndoshë, tretje të mirë dhe lëkurë të bukur.

Vlerat ushqyese zvogëlojnë rrezikun e çrregullimeve neurodegjenerative, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Kjo është arsyeja pse ato rekomandohen për t’u ngrënë çdo ditë.

– Ngadalësojnë plakjen e trurit: Ato janë të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit. Ato kontribuojnë për mësim më të mirë, përmirësimin e aftësive motorike dhe ngadalësojnë çmendurinë.

– Mbrojnë zemrën: Këto fruta përmbajnë substanca që reduktojnë rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore dhe për këtë arsye mbajnë larg sëmundjet e zemrës. Dhjami në zonën e barkut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, prandaj ushqimi i pasur me boronica është i dobishëm në parandalimin e këtyre sëmundjeve. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër, veçanërisht në femra.

– Boronicat për imunitet më të fortë: Boronicat janë të pasura me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar në atë mënyrë duke neutralizuar efektet e radikaleve të lira. Në këtë mënyrë reduktohen efektet e dëmshme të toksinave që hyjnë në trup.

– Rregullojnë sheqerin në gjak: Ato janë të pasura me vitaminë C dhe janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, e cila është arsyeja pse rekomandohen për diabetikët.

– Boronicat kundër rrudhave:Boronicat janë të pasura me polifenole dhe antioksidantë që ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.

– Forcojnë kockat: Këto fruta janë të pasura me polifenole që nxisin forcimin e kockave dhe rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga artriti. Studimet kanë konfirmuar se boronica parandalon humbjen e masës së eshtrave pas menopauzës.

– Përmirësojnë shikimin gjatë natës: Boronicat përmbajnë antocianinë, e cila përmirëson shikimi natën dhe rrit rrjedhjen e gjakut në sy. Ushqimi i pasur me këto fruta përshpejton përshtatjen në errësirë, kurse boronicat e thata janë po aq të mira sa ato të freskëta.

– Boronica kundër kapsllëkut: Ato përmbajnë fibra që stimulojnë tretjen, ndryshojnë florën e zorrëve dhe parandalojnë zhvillimin e patogjeneve të rrezikshme.

– Mbrojnë kundër infeksioneve të traktit urinar: Boronicat blu si ato të kuqe në mënyrë të ngjashme kanë efekt të dobishëm në fshikëz. Ato përsosin traktit urinar dhe parandalojnë hyrjen e baktereve.

(Visited 116 times, 1 visits today)
Top