Domingo, 24/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëna  (Dedikuar Halil Kastratit e nënës së tij dhe gjithë nënave shqiptare)



Nëna   (Dedikuar Halil Kastratit e nënës së tij dhe gjithë nënave shqiptare)

Nëna

(Dedikuar Halil Kastratit e nënës së tij dhe gjithë nënave shqiptare)

Në ballkon moj nënë të pash
Derdhje lot e me mallë prisje
Prisje djalin të të kthehej
Djalin trim nga lufta t’vinte

Krahun rreth qafës ty ta vura
Dhe të thash ç’ke moj nënë
The se prisje djalin ushtar
Që të ngeli n’betejë pa ardhë

Vdiqe, ike nga kjo botë
Pa e ditur ku ke djalë
Edhe sot kur bije në gjumë
Më bëhet se jeni të dy gjallë





Do takohemi të tre prap
Në parajsë të botës tjetër
Do llafosemi sërish bashkë
Si dikur në kohën e vjetër.

Pusho e qetë nëna ime
Me vëllanë dhe shokë plotë
Sprovë na qenka gjithë kjo jetë.
Do t’bashkohemi n’tjetrën botë.

Autori: Islam Morina 19 janar 2019

(Visited 5 times, 1 visits today)