Segunda-feira, 17/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nekroza



Nekroza
12392063_1677443395818559_5973379138429176337_n.png
Nekroza
Me nekroze kuptojme vdekjen e qelizave ose indeve te gjalla, qe vjen nga ishemia (ndalimi i fluksit te gjakut) i cili shkaktohet nga trauma, demtime, semundje, radiacioni, inflamacioni,toksinat e substanca kimike. Vjen nga Greqishtja ????????, vdekje, stad i vdekjes, akti i vrasjes, nga ?????? / nekros.
Organizmi yne ka nje proces te quajtur apoptoze (apoptozis) ku qelizat e vdekura pastrohen nga fagocitet e sistemit imun, ky proces behet me ane te sinjalave dhe ne menyre te rregullt. Ne kontrast (1) nekroza nuk u tregon fagociteve te hane qelizen e vdekur. Nekroza eshte me demshme per trupit se vdekja normale e nje qelize (2) se mund te leshojne substanca kimike qe demtojne qelizat e tjera.
nekroza
Qeliza fillon te degradoje, ne varesi te gjendjes apo shkatarit, me pas enjtet e ne fund cahet membrana e saj. Organellat prishen dhe perhapet inflamacioni. Klasifikimi patologjik ka 6 tipe nekroze, koagulative, likidofaktive, (liquefactive) kazeoze (caseous) yndyrore, fibrinoide e gangrenoze. Disa klasifikime i kane me 4, duke lene jashte dy te fundit.
Nekroza sjell:
1. Vazokonstriksion, ngushtim te eneve te gjakut, i cili ndalon fluksin vazal. Kapilaret e care mbyllen nga mpiksja, e cila vjen nga precitpitimi proteolitik i disa proteinave specifike.
2. Qelizat e demtuara leshojne produktet qelizore qe veprojne si sinjale te inflamacionit – keto sjellin dilatim (zgjerim) te kapilareve qe rezulton ne rritje te fluksit vazal.
3. Rritet temperatura e indeve dhe ato perskuqen, kjo shoqerohet me leshimin e histaminave, te cilat stimulojne neuronet e dhimbjes. Keshtu pacienti ndjen dhimbjen.
4. Rritet permeabiliteti kapilar, duke sjell qe qelizat e bardha (leukocitet e makrofaget) ikin nga sistemi qarkullimit duke udhetuar ne zonat e demtuara.
5. Lengu (me shume H2O) leviz nga gjaku ne inde, duke sjelle – edema.
6. Qelizat e bardhe agregohen, duke ngrene mbeturinat qelizore, bakteriet e materialet e huaja. Sistemi imun do i vrase dhe digjestoje substancat e huaja ne vendin e demtuar. Qelizat e bardha qe vdesin ne detyre, formojne qelbin.
7. Indi do ri-rritet dhe plaga do mbyllet.
Pak a shume keshtu ndodh ne nje nekroze inflamatore, ne nje zone te vogel te trupit, e cila ose vete-sherohet nga trupi yne ose ka ndihme nga mjeksia duke larguar shkaktarin e infeksionit, toksinen, inflamacionin, (1) kuruar semundjen primare dhe me (2) trajtim topikal, se bashku me ate sistemik.
Studentet e e mjekesise duhet te kuptojne shume mire mekanizmat qe perfshihen ne apoptosis, pyroptosis dhe necrosis, ne qeliat eukariote te vdekura apo qe po vdesin.
Si ilustrim per nje forme te nekrozes sjell Fascitin Nekrotik | Necrotizing fasciitis|
Necrotizing fasciitis eshte infeksion qe mund te behet fatal nese nuk trajtohet menjehere.
Perhapet shpejt e ne menyre agresive, sjell vdekje te indit ne zonen e infektuar e me tej.
Ne SHBA prek ~800 persona me fatalitet 30-40%
Burimi : Doctor Besi Medical Information
(Visited 234 times, 1 visits today)




Top