Quinta-feira, 25/2/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nefsi i cili urdhëron

Nefsi i cili urdhëron

Nefsi i cili urdhëron (nefsi emmare)

Në Kur’anin fisnik thuhet:
“…epshi është shumë nxitës për të keqen…”(1)
Në nivelin e parë nefsi përshkruhet si urdhërues, i cili dominon dhe kontrollon individin.
Në këtë nivel ekziston egoizëm kulmor, pa kurrfarë ndjenje të moralit dhe mëshirës.
Ky nivel i nefsit, përshkruhet ngjashëm me id –in në teorinë psikoanalitike, i lidhur ngushtë me epshe dhe agresivitet. Epshi dhe agresiviteti janë sikurse derri dhe qentë e shpirtit. Kënaqësitë epshore janë sikurse derri, ndërsa agresiviteti i ngjason qenve apo ujqve.
Në këtë nivel nefsi është i ekspozuar tërbimit, lakmisë, epsheve pakufi dhe zilisë.
Në këtë nivel njerëzit sillen sikur i sëmuri, i cili nuk pranon faktin se është i sëmurë. Me veprimet e tyre dominojnë sjelljet shtazarake si dhe veset e liga, të cilat është e pamundur të çrrënjosen.

(Visited 85 times, 1 visits today)
Top