Quinta-feira, 21/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në veshin e tij ka urinuar shejtani



Në veshin e tij ka urinuar shejtani

Prej sherrit të tij është se kur robi flenë shejtani i lidh në kokë nyje të cilat e pengojnë të zgjohet për namaz. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Gjatë gjumit tuaj, shejtani i lidh gjithkujt tri nyje pas koke dhe i fryn çdo nyjes duke thënë: “Ke natë të gjatë, fli pra”. Kur ky njeri zgjohet dhe kujton Allahun, atëherë zgjidhet një nyje, në qoftë se merr avdes, zgjidhet edhe një nyje, në qoftë se falet, zgjidhet edhe nyja e fundit dhe ngrihet i gjallë dhe në gjendje të mirë shpirtërore; kurse në të kundërt, ngrihet në gjendje të keqe shpirtërore dhe i plogësht”.

Prej sherrit të tij po ashtu është se urinon në veshin e robit që të mos e dëgjon ezanin dhe të flenë deri në mëngjes. Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon: “Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, i përmendën një burrë dhe i thanë se ka fjetur deri në mëngjes vonë dhe nuk e ka falur namazin e agimit. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tha: “Në veshin e tij ka urinuar shejtani”.





(Visited 1 times, 1 visits today)