Quarta-feira’, 13/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit

Në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit

Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.” (Nahl, 68-69) Në fund, është e njohur për të gjithë çfarë ilaçi ofron mjalti për shërimin e shumë sëmundjeve ”Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. ”

Mjalti prodhohet në barkun e bletëve. Ky është një fakt shkencor i zbuluar vonë që nuk ka qenë i njohur në kohën e zbritjes së Kuranit.

Kohët e fundit është vërtetuar se çdo lloj prej llojeve të mjaltit ka përdorime të ndryshme nga lloji tjetër, gjithashtu përbërje tjetër, mirëpo të gjitha karakterizohen me mundësinë e shërimit.

Sot ekzistojnë spitale të veçanta, mjekë e doktorë që mbështeten te mjalti si formë bazike në shërimin e qindra sëmundjeve. Kjo pajtohet plotësisht me fjalën e Allahut të Lartësuar ” në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. ”

(Visited 25 times, 1 visits today)
Top