Sexta-feira, 15/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në rastet e fatkeqësive dua’ja kalon në tri raste

Në rastet e fatkeqësive dua’ja kalon në tri raste

Në rastet e fatkeqësive dua’ja kalon në tri raste:

E para: Kur tregohet më e fortë se fatkeqësia dhe e largon atë.
E dyta: kur tregohet më e dobët se fatkeqësia, por arrin të dobësojë këtë të fundit. E treta: Kur Dua’ja i bën ballë fatkeqësisë dhe anasjelltas. Si rrjedhojë të dyja luftojnë njëra-tjetrën. Në librin e saktë të El-Hakimit, transmetohet nga Aishja (radiallahu anha) se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Paralajmërimi nuk i bën dobi paracaktimit (kaderit) të Allahut por dua’ja bën dobi për atë që ka ndodhur apo që nuk ka ndodhur. Në të vërtetë, kur fatkeqësia zbret, atë e pengon dua’ja, e kështu ato luftojnë njëra-tjetrën deri Ditën e Gjykimit.” (I saktë).

(Visited 40 times, 1 visits today)
Top