Sexta-feira, 27/11/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ne nuk shohim asnjë zgjidhje tjetër për dy të dashuruar

Ne nuk shohim asnjë zgjidhje tjetër për dy të dashuruar

Kështu, nëse atij që dashuron i është dhënë një rrugë e ligjshme për të arritur objektin e dashurisë së tij, atëherë ky është ilaçi i tij. Në dy Sahih-ët vjen rrëfimi i Ibn Mesudit, se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “O ju të rinj! Cilido prej jush që ka mundësi të martohet, le të martohet! E ata që nuk e kanë këtë mundësi, le të agjërojnë, se ky do të jetë ilaç për ta!”

Pejgamberi (s.a.u.s.) e ka drejtuar njerëzimin te mënyrat më të mira se si ata të arrijnë atë që e duan fort: njëra prej tyre është kryesore dhe tjetra është dytësore. Ai i urdhëroi të rinjtë të zgjidhnin mundësinë e parë: martesën, e cila është kura e përsosur për këtë sëmundje. Kësisoj, njerëzit nuk duhet të parapëlqejnë zgjedhje të tjera para asaj që këshilloi Pejgamberi (s.a.u.s.).

Ibn Maxhe tregon se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Ne nuk shohim asnjë zgjidhje tjetër për dy të dashuruar, veç martesës.” Ky është kuptimi i ajetit që lejon martesën si me gra të lira.

(Visited 63 times, 1 visits today)
Top