Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në lidhje me besëtytninë

Në lidhje me besëtytninë
Në lidhje me besëtytninë

Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:

“Fjala arabe ” tijarah ” është përftuar nga fjala tetejur, e cila i referohet besëtytnisë rreth një gjëje që dëgjohet apo shihet. Dhe është thënë se i referohet çdo besëtytnie, qoftë ajo diçka që shihet e dëgjohet apo një koha a vendi. Kjo është më përfshirëse, meqë përmban gjëra që nuk shihen e nuk dëgjohen, si besëtytnia rreth kohëve të caktuara.

Kuptimi themelor i tetejur është pesimizmi, por këtu u referohet zogjve [tajr], sepse shumica e besëtytnive arabe kane të bëjnë me zogjtë, kështu që ky term është lidhur për ta. Mirëpo, përkufizimi i përgjithshëm është besëtytnia e bazuar në diçka që shihet, dëgjohet apo dihet.

Arabët konsideronin se disa zogj të caktuar, disa kohë e disa persona sillnin fat të keq. Kjo është shirk, siç ka thënë pejgamberi [salallahu alejhi ue selam].

Nëse personi ia hap dyert besëtytnisë, bota do të bëhet një vend i vështirë për të dhe ai çdo gjë do ta mendojë si ogur të keq. Madje, ka disa njerëz të cilët, nëse zgjohen në mëngjes dhe e takojnë një njëri me një sy, e konsiderojnë këtë si ogur të keq dhe thonë: ‘Sot është ditë e keqe’, kështu që i tilli e mbyll dyqanin e tij dhe nuk shet apo blen ndonjë gjë. Allahu na ruajt!

Disa prej tyre e konsideronin ditën e mërkurë si ta pafat dhe thoshin se kjo është një ditë e ogureve të këqija. Disa të tjerë e konsideronin muajin sheual si të pafat, posaçërisht për martesa.

Rasti i Aishes [radijallahu anha] dëshmon se kjo besëtytni është e gabuar, sepse pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] u martua me të në muajin sheual, dhe ajo thoshte:”E, cili person është më i dashur për të sesa unë?” [Muslim].

Përgjigja: Askush.

Gjëja me rëndësi është se askush s’duhet t’i kushtojë vëmendje një besëtytnie, sepse ajo do t’ia prish jetën. Ajo çfarë duhet të bëjmë është ta ndjekim shembullin e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], i cili e pëlqente optimizmin, siç është transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim. Ne duhet të jemi optimistë e jo pesimistë, si disa njerëz që përpiqen të bëjnë ndonjë gjë kohë pas kohe e pastaj bëhen pesimistë dhe mendojnë se kurrë s’do ta arrijnë atë, kështu që heqin dorë.

Kjo është gabim, sepse, nëse mendoni se diçka është e mirë, nuk duhet të hiqni dorë në orvatjen e parë. Përpiquni vazhdimisht, derisa Allahu t’jua lehtësojë”. [El-Kaul el-Mufid Sherh Kitab el-Teuhid (2/39-41); Mexhmu Fetaua el-Shejh Ibn Uthejmin (9/515, 516)]

El-Hafidh ibn Haxher [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:

“El-Bejheki ka cituar nga el-Halimi në el-Shu’eb, çka mund të përmblidhet siç vijon:

‘Gjatë xhahilijetit [injorancës para-islamike], tetejur [oguri me zogj] bëhej atëherë kur arabët i trazonin zogjtë, kur donin të niseshin në ndonjë udhëtim të domosdoshëm… Ata, po ashtu, e konsideronin zërin e sorrës dhe parakalimin e gazelave si ogure të këqija, por i quanin tetejur sepse oguri zanafillor kishte të bënte me zogjtë [tajr]’.

Ai tha:’Gjithashtu, ka pasur besëtytni edhe midis jo-arabëve. Nëse një person shihte një fëmijët të shkonte tek mësuesi, e konsideronte atë si një ogur të keq, kurse, nëse e shihte fëmijën të kthehej, e konsideronte si një ogur të mirë. Nëse e shihnin një deve të mbartte një ngarkesë të rëndë, e konsideronin si një ogur të keq; nëse e shihnin devenë pa ngarkesë, e konsideronin si ogur të mirë dhe kështu me radhë.

Islami i ka shfuqizuar të gjitha këto'”. [Fet’h el-Bari (10/215)]

Ibn el-Kajjim [Allahu e mëshiroftë] ka thënë:

“Allahu nuk e përmend besëtytninë veçse në anën e armiqve të të Dërguarve, meqë ata u drejtoheshin të Dërguarve:

» Sa për neve, në po shohim ogur të keq në juve. Nëse nuk ndaleni, me siguri, do t’ju vrasim me gurë dhe do të keni një ndëshkim të rëndë prej nesh «

» Ata [të Dërguarit] thanë:’Oguret e këqija qofshin në ju! A [E quani ogur të keq] vetëm sepse po këshilloheni?! Kurrsesi!, por ju jeni që tejkaloni kufijtë në mosbindje « [Ja-Sin, 18-19]

Allahu na tregon rreth ithtarëve të Faraonit:

» Por, kurdo që u ndodhnin gjëra të mira, thoshin:’Këtë e bëmë ne’, e nëse i godiste e keqja, e përshkruanin si ogur të keq, që kishte të bënte me Musën dhe ata me të. Ta dini se oguret e tyre të këqija janë nga Allahu « [el-Araf, 131] [Miftah Dar es-Se’adeh (3/231-232)]

El-Hafidh ibn Haxher [Allahu e mëshiroftë] ka thënë rreth njerëzve të xhahilijetit:
“Shumica prej tyre besonin në ogur zogjsh dhe mbështeteshin në këtë, ndërsa kjo, zakonisht, u dilte e vërtetë atyre, sepse shejtani e bënte këtë tërheqëse për ta. Disa gjurmë të kësaj ende janë të pranishme midis shumë muslimanëve”. [Fet’h el-Bari (10/213)]

Ibn Kajjim ka thënë:

“Tetejur i referohet besëtytnisë rreth një gjëje që shihet apo dëgjohet, nëse personi e ndjek këtë dhe e ndërron mendjen për udhëtimin apo refuzon të bëjë diçka që paraprakisht kishte vendosur të bëjë. Kjo është shirk dhe kundërshton mbështetjen në Allahun. Kështu, ai i hap derën frikës dhe mbështetjes në diçka tjetër veç Allahut. Besëtytnia e bazuar në diçka që ai sheh apo dëgjon e nxjerr atë nga pozita që përmendet në ajetin vijues:

» Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë « [el-Fatiha, 1]; 3
» Adhuroni Atë dhe zini besë Atij « [Hud, 123];
» Në Atë besoj dhe Atij i pendohem « [Hud, 88]

Kështu, zemra e tij lidhet për diçka tjetër veç Allahut, në kuptimin e adhurimit dhe varësisë. Zemra dhe besimi i tij prishen, vazhdimisht shqetësohet nga këto ide besëtyte dhe shejtani nga kjo e çon tek gjërat që do ta dëmtojnë interesin e tij fetar dhe të kësaj bote. Sa e sa njerëz janë shkatërruar nga kjo dhe kanë humbur, si në këtë botë, ashtu edhe në tjetrën. Si mund të krahasohet kjo me optimizmin e drejtë, i cili i sjell lumturi zemrës, forcon shpresën, shtyp frikën, e rehaton dhe e motivon njeriun për të kërkuar ndihmë nga Allahu, t’i zë besë Atij dhe jetë i gëzuar. Kjo bie ndesh me besëtytninë, sepse optimizmi e çon personin në bindjen ndaj Allahut dhe besimin vetëm në Të [teuhid], kurse besëtytnia e çon personin në mosbindje ndaj Tij dhe të shoqërojë të tjerë në adhurimin ndaj Tij [shirk]. Prej këtu, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e pëlqente optimizmin, ndërsa besëtytninë e ka shpallur të pavlefshme”. [Miftah Dar el-Se’adeh (2/246-247)]

(Visited 27 times, 1 visits today)
Top