Quinta-feira, 9/12/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në Kosovë, 1000 persona të diagnostifikuar me sklerozë multiple

Në Kosovë, 1000 persona të diagnostifikuar me sklerozë multiple

Në prani të profesionistëve shëndetësorë, mjekë, infermierë dhe pacientëve, Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka shënuar 31 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Sklerozës Multiple.
Me këtë rast, u njoftua, se në Kosovë, ka mbi 1000 pacientë me sklerozë multiple, ndërsa vetëm 100 prej tyre marrin terapi imunomodulatore mbështetëse nga ana e shtetit.

Profesionistë të kësaj fushe, Nexhmedin Shala, Afrim Blyta dhe specialistë të tjerë të Klinikës së Neurologjisë dhe Shoqatës së Neurologëve, kërkuan nga vendimmarrësit të shikohet mundësia që të ndihmohet kjo kategori e pacientëve për diagnostikim, rehabilitim dhe trajtim sa më të mirë.

Po ashtu, u kërkua mbështetje me terapi imunomodulator për të gjithë pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje.

Në shënim të kësaj dite ishte i pranishëm edhe drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, zëvendësministri i Shëndetësisë, Kadir Hyseini.

Shoqata e Neurologëve të Kosovës, nderoi me një mirënjohje drejtorin Gjocaj, për përkrahje të vazhdueshme për pacientët me sklerozë multiple. /KP/

(Visited 75 times, 1 visits today)
Top