Segunda-feira, 18/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ne kemi dëgjuar një Kur’an që të mahnit

Ne kemi dëgjuar një Kur’an që të mahnit

Ibn Abbasi ka thënë: “Kur i Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) dhe një grup prej shokëve të tij u nis për në Tregun Ukaadh, shejtanët u bllokuan nga dëgjimi i informacionit në qiell. Meteorët u lëshuan mbi ta, kështu ata u kthyen te populli i tyre. Populli i tyre i pyeti çfarë kishte ndodhur dhe ata ia treguan. Disa sugjeruan se diçka do kishte ndodhur kështu që ata u shpërndanë nëpër Tokë për të gjetur shkakun. Disa prej tyre ndeshën të Dërguarin (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) dhe shokët e tij kur ata ishin në namaz dhe dëgjuan Kur’anin. Ata thanë me veten e tyre se ky duhet të ishte shkaku që i bllokoi ata nga dëgjimi. Pastaj ata u kthyen te populli i tyre dhe i thanë:“… Ne kemi dëgjuar një Kur’an që të mahnit, ai udhëzon në të vërtetën, prandaj ne i besuam atij, Zotit tonë kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askënd.”(72:1-2). (Buhariu dhe Muslimi).

(Visited 74 times, 1 visits today)
Top