Terça-feira, 15/6/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në emër të Allahut të fryejmë (rukje) nga çdo gjë që të mundon

Në emër të Allahut të fryejmë (rukje) nga çdo gjë që të mundon

Rukja e cila bëhet për shërim ka bazë në shumë transmetime:
1. Aishja, gruaja e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] tregon se kur Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] sëmurej, meleku Xhibril [alejhi selam] i bënte rukje: “Në emër të Allahut të mbrojmë nga e keqja e çdo magjie, nga çdo sëmundje të shëroj.” Po ashtu transmetohet verzioni në të cilin Xhibrili [alejhi selam] i bënte rukje: “Në emër të Allahut të fryejmë (rukje) nga çdo gjë që të mundon.”
2. Aishja transmeton se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] “kur sëmurej dikush nga familja e tij, fryente në te duke kënduar ‘El-Muavidhetejn’. Kur edhe ai ra në shtratin e vdekjes fryeja në te dhe e fërkoja me dorën e tij që ishte më me begati se e imja.”

(Visited 114 times, 1 visits today)
Top