Sábado, 25/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në cilën dorë duhet të vendoset unaza?



Në cilën dorë duhet të vendoset unaza?

Pyetje: Në cilën dorë duhet të vendoset unaza?
Përgjigje: Nuk kanë qenë të një mendimi të përbashkët dijetarët për sa i përket asaj se në cilën dorë duhet të vendoset unaza, ngase transmetimet kanë ardhur për të dy duart.
Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Sa i përket çështjes se tek cila dorë duhet të vendoset unaza, dijetarët e kanë lejuar si tek e djathta, ashtu edhe tek e majta.
Të dy duart kanë gjykimin e njëjtë. Vendosja e unazës në dorën e majtë nuk është mekruh (e urrejtur). Lind pyetja: Cila është më e mira?
Shumë prej të parëve tanë të mirë e vendosnin unazën në dorën e djathtë, por kishte shumë prej tyre që e vendosnin në të majtën.”
Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Mendimi i saktë është se, sunet është të mbahet në dorën e djathtë dhe në të majtën (domethënë, cilën do prej dy duarve).” (El-Sherh El-Mumti, 6/110).
Përktheu: Jetmir Jakupi (Ebu Hatib)





(Visited 73 times, 1 visits today)




Top