Quarta-feira’, 2/12/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në cilën anë duhet të flejë njeriu?!

Në cilën anë duhet të flejë njeriu?!

Gjumi është një ndër momentet e rëndësishmë të pushimit në jetën njerëzore. Të gjithë duan të kenë një gjumë të qetë dhe të rehatshëm. Ka mungesë informacionesh se në cilën anë duhet të flenë njerëzit. Vitet e fundit shkenca ka kryer studime dhe ka dalë në përfundime se ana në të cilën duhet të fleje njeriu është ana e djathtë. Arsyeja është se lukthi në gjumë anon dhe lëshohet ngadalë në zorrët e holla dhe ky veprim kryhet për të lehtësuar procesin e trejtes.

Pra është më mirë kur njeriu fle në krahun e djathtë. Kur njeriu fle në anën e majtë mund ta dëmtojë zemrën sepse ajo do të mbartë shtypjen nga organet e tjera në zemër sikurse nuk është e shëndetshme që njeriu të flejë vetëm në shpinë. Pozicioni përmbys është i dëmshëm për njeriun, ai është më i dëmshmi. Për sa i përket kësaj teme është dhe një hadith i cili thotë se i Dërguari i All-llahut, Muhammedi a.s kishte parë një njeri në xhami duke fjetur përmbys, barkas. Ai e zgjoi dhe e qortoi: “Ky është pozicioni barkas i banorëve të Xhehennemit.” ( Tirmidhiu, 2769; Ahmedi 2/287; Ebu Davudi 5040 ) ” Pushimi i ekulibruar i ndihmon trupit që ta përtërijë fuqinë të freskojë shpirtin dhe ta shprehë plotësisht aftësine e adaptimit, ndërsa nëpërmjet zëvendësimit të aftësive gjumi do të krijojë harmoni dhe do të pengojë plogështinë shpirtërore.

Gjumi gjatë ditës!
Gjumi gjatë ditës mund të shkaktojë sëmundjeve reumatike , mund të shkaktojë mungesë të pigmenteve të lëkurës, të shkaktojë pezmatimin e pretkës, të dobësojë sistemin nervor dhe të dobësojë dëshirën për mardhënie bashkëshortore, përveç gjumit të ditës në kohë vere, në kohën e të nxehtit të mesditës.

(Visited 585 times, 1 visits today)
Top