Segunda-feira, 25/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndryshimi ne shtypjen e gjakut ndërmjet krahëve mund të sinjalizoj rrezik!



Ndryshimi ne shtypjen e gjakut ndërmjet krahëve mund të sinjalizoj rrezik!

Ndryshimi ne shtypjen e gjakut ndërmjet krahëve mund të sinjalizoj rrezik!

Matja e shtypjes së gjakut në të dy krahët mund të nxjerr në shesh rreziqe të papritura kardiovaskulare. Zakonisht, mansheta vendoset vetëm në njërin krahë ose tjetrin në zyrën e mjekut, dhe rezultat e leximit përdoren për të përcaktuar nëse pacienti duhet apo jo të trajtohet për hipertension. Tani, megjithatë, hulumtuesit anglez njoftojnë se mjekët ose infermieret duhet që të masin shtypjen e gjakut në të dy krahët. Kjo, sidomos gjatë vizitave fillestare të pacientëve tek mjeku.

Meta-Analiza e tyre përfshinte 20 studime me të dhënat e shtypjes së gjakut në të dy krahët. Ata, gjithashtu, vlerësuan të dhënat në vazhdimësi për rezultatet shëndetësore. Kur leximet nga manometri, kishin 15 pikë [ të shtypjes sistolike] dallim ndërmjet të dy krahëve, shkencëtarët gjetën se rreziku i sëmundjeve periferike vaskulare ishte dyfishuar. Pacientët e tillë, kishin rrezik të theksuar që të vdisnin para kohe. Hulumtuesit sugjerojnë se, njerëzit të cilët kanë së paku 10mm të zhivës dallim ndërmjet dy krahëve duhet që të vlerësohen më tutje për faktorët e tjerë të riskut që mund të trajtohen.
Arteriet nën klavikulare të cilat furnizojnë me gjak trurin, këmbët dhe krahët, mund të bllokohen sidomos tek diabetikët dhe pirësit e duhanit. Ky bllokim, mund të çojë në ngushtim të enëve që furnizojnë me gjak gjymtyrët e poshtme të quajtura sëmundje vaskulare periferike. Po ashtu, për shkak të këtij bllokimi furnizimi me gjak i trurit zvogëlohet, një fakt që mund të çojë në iskemi të trurit.
Këto gjetje janë të rëndësishme, andaj i sugjerohet Komitetit pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe komiteteve të tjera Mjekësore që në udhëzimet e tyre për matje të shtypjes së gjakut të përfshihen të dy krahët.





Përshtati: Meriton Muriqi

(Visited 9 times, 1 visits today)