Domingo, 28/11/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndjej dhimbje nga uria

Ndjej dhimbje nga uria
Kalova natën e mbrëmshme pranë një njeriu të gjorë. E pashë me dorën të vënduar në stomak sikur po ankohej nga ndonjë dhembje. Më ngacmoi që ta dija se çka.
E pyeta:
– “Çke?”
– “Ndjej dhimbje nga uria” – ma ktheu.
Ia lashë ca monedha aq sa kisha mundësinë. Më pas shkova të vizitoja një mikun tim i cili është nga njerëzit e pasur. Më çuditi kur e pashë, edhe atë me dorën në stomak! Ankohej nga dhimbja. Siç ankohej i varfëri. Porse ky, jo nga uria, por nga ushqimi i tepruar! Thashë: “Zot O Zot?! Sikur ky pasanik t’i jepte të varfërit pasurinë e tepruar, asnjëri prej tyre s’do të vuante nga dhimbja e stomakut.”

Shkroi: Mustafa Menfaluti
Përktheu: Agron Islami

 

(Visited 91 times, 1 visits today)
Top