Segunda-feira, 26/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndërroi jetë shkrimtari kuvajtian, Abdullah El-XharAllah (Allahu e mëshiroftë), përpiluesi i fjalëve përdëlluese në vijim

Ndërroi jetë shkrimtari kuvajtian, Abdullah El-XharAllah (Allahu e mëshiroftë), përpiluesi i fjalëve përdëlluese në vijim

Ndërroi jetë shkrimtari kuvajtian, Abdullah El-XharAllah (Allahu e mëshiroftë), përpiluesi i fjalëve përdëlluese në vijim:

Nuk shqetësohem për kur të vdes… nuk më intereson trupi im i molisur… vëllezërit e mi prej muslimanëve do të bëjnë atë që duhet, më konkretisht: Do m’i zhveshin rrobat… do më lajnë… do më qefinosin… do më nxjerrin nga shtëpia… do të më dërgojnë në banesën time të re (në varreza)… shumë do vijnë për funeralin tim… madje të shumtë do të jenë ata që do anullojnë punët dhe takimet e tyre me qëllim që të më varrosin… teksa shumëkush prej tyre mbase as që ka menduar ndonjë ditë të më këshillonte…

Sa i përket sendeve të mia, kanë për të shpëtuar prej tyre… çelësat e mi… librat e mi… çantat e mia… këpucët e mia… rrobat e mia dhe kështu me radhë… e nëse familjarët e mi do mbarësohen, kanë për të bërë me to lëmoshë e të më bëjnë dobi…

Ju siguroj që bota nuk do brengoset për mua… lëvizja e saj nuk do ndalet… ekonomia do vazhdojë… profesionin tim ka për ta bërë dikush tjetër… në paratë e mia do të kenë leje trashëgimtarët e mi… teksa unë për to do gjykohem, pak kanë qenë ato apo shumë…

Gjëja e parë që do rrëzohet nga unë me vdekjen time është emri im… prandaj, kur të vdes do thonë për mua, ku është “kufoma”… nuk do më thërrasin në emër… kur të ma falin namazin do thonë, silleni “xhenazen”… nuk do më thërrasin në emër… edhe kur të bëjnë të më varrosin, do thonë: afrojeni të vdekurin,- pa e përmendur fare emrin tim…

Prandaj s’po mashtrohem as me përkatësinë time familjare, as me fisin tim dhe as me famën time…

Sa e pavlerë është kjo botë dhe sa gjigande është ajo (bota tjetër) kah së cilës po shkojmë?!

O ti që ende po gjallon, dije se brengosja për ty do të jetë tri llojesh:

1. Njerëz që të njohin sipërfaqësisht, që thjeshtë do të thonë për ty “i gjori”;
2. Miqtë e tu, që do të brengosen ca orë, ose edhe ditë, e pastaj do t’i kthehen bisedave dhe të qeshurave të tyre;
3. Familjarët e tu, që do t’i kaplojë trishtimi i thellë… do të brengosen për ty një javë a dy, apo një muaj a dy, apo edhe një vit, e paskëtaj do të të vendosin në arkivat e kujtimeve!!!

Historia jote mes njerëzve përfundoi dhe filloi historia jote e vërtetë, Ahireti (amshimi); nga ti u larguan: bukuria… paraja… shëndeti… fëmija… u ndave nga malli dhe katandia… bashkëshorti/ja… mbeti vetëm puna jote dhe filloi jeta jote e vërtetë…

Pyetja që shtrohet këtu është:

Çfarë ke përgatitur tanimë për varrin tënd dhe amshimin tënd?
Ky është një realitet që ka nevojë për meditim…

Prandaj, bëj kudes të tregosh përkushtim lidhur me:
1. Obligimet (Adhurimet e detyrueshme)…
2. Nafilet (Adhurimet vullnetare)…
3. Lëmoshën e fshehtë…
4. Veprën e mirë…
5. Namazin e natës…

Me shpresë që të shpëtosh…

Nëse ndihmon t’i përkujtojmë njerëzit me këtë shkrim, teksa je ende gjallë, me lejen e Allahut do ta gjesh gjurmën e kësaj në peshoren e veprave të tua të mira në Ditën e Gjykimit…

“Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.” (Edh-Dharijat: 55).

I vdekuri, nëse do kthehej në këtë dynja, do zgjidhte lëmoshën, siç thotë Allahu i Lartësuar: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët!” (El-Munafikun: 10)… dijetarët kanë thënë se i vdekuri e përmend lëmoshën ngase ai pas vdekjes pa madhështinë e influencimit të saj…

Jepni pra sa më shumë lëmoshë!

Lëmosha më e mirë që mund të bësh [me këtë rast], është që t’i japësh dhjetë sekonda prej kohës tënde përhapjes së këtyre fjalëve, me qëllimin e sinqertë të këshillimit, pasi “fjala e mirë është lëmoshë (sadaka)”.

Shqipëroi: Altin Torba

 

(Visited 37 times, 1 visits today)
Top