Terça-feira, 10/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndalohet torturimi i bashkëshortes

Ndalohet torturimi i bashkëshortes

Ndalohet torturimi i bashkëshortes

 

Nuk i lejohet burrit ta torturojë gruan e vet me qëllim që ajo të kërkojë ndarje dhe t’ia kthejë pasurinë ose një pjesë të saj,  përderisa nuk ka bërë ndonjë amoralitet të dukshëm. Në këtë kontekst,  Zoti i Madhëruar thotë:

“O ju që besuat, nuk është e lejuar për ju të trashëgoni gratë në mënyrë të dhunshme e as t’i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që u keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë amoralitet të hapur”. (Nisâ, 19).

Në qoftë se burri dëshiron të ndahet me qëllim që të martohet me një grua tjetër, atëherë i ndalohet të marrë diçka prej saj.  Zoti i Madhëruar thotë:

“Në qoftë se dëshironi të ndërroni (të merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuar), e asaj (të lëshuarës) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do ta mermi atë pa të drejtë e ne mënyrë mizore?  Dhe si mund ta merrni atë kur njëri – tjetrit i jeni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?” (Nisâ, 20-21).

 

 

(Visited 48 times, 1 visits today)
Top