Quinta-feira, 17/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

NATA, KU NË TË, NUK THIRRET EZANI I SABAHUT!

NATA, KU NË TË, NUK THIRRET EZANI I SABAHUT!

NATA, KU NË TË, NUK THIRRET EZANI I SABAHUT!

A e di se kur është ajo natë ku në të nuk thirret ezani i sabahut?!
O biri i Ademit, përgatitu për atë natë ku në të nuk thirret ezani për namazin e sabahut! Atë natë thirresh dhe të thuhet:
O biri i Ademit, ku e ke dëgjimin tënd?! Çfarë të bëri të shurdhër?!
Ku e ku e shikimin tënd?! Çfarë të verbëroi?!
Ku e ke gjuhën tënde?! Çfarë të bëri memec?!
Ku është era jote e mirë, pse u ndryshua?!
Ku e ke pasurinë?! Çfarë të bëri të varfër?!

Kur do të lëshohesh në varr do të thotë meleku: O i biri i Ademit, a ti e tubove dynjanë apo ajo ty të tuboi?! O i biri i Ademit, a e braktise ti dynjanë apo ajo ty të braktisi?! O i biri Ademit, a u përgatite për vdekjen apo ajo të zuri papritmas?!
O biri i Ademit, erdhe në dynja pa gjynahe dhe u ktheve në tokë i stërmbushur me mëkate!

Kur njerëzit largohen nga ti, dhe afrohet nata, dhe ajo është nata e parë në varr, ku mëngjesi i saj do të jetë Dita e Kiametit, atë natë nuk thirret më ezani i sabahut. Myezini nuk do të thotë më: Ejani në namaz! Atë ditë më s’ka namaz. Adhurimet janë kryer. Ai që do të thërret atë ditë është Israfili. I cili do t’i fryjë Surit dhe të gjithë do të ringjallen për llogari para Allahut!

Allahu thotë: “dhe do t’i fryhet Surit e do t’i tubojmë, që të gjithë së bashku”. (El-Kehf: 99); “dhe do t’i tubojmë të gjithë njerëzit, pa lënë askënd prapa”. (El-Kehf: 47)

O biri i Ademit, kur të vijë nata e parë në varr do të thuhet: Të dashurit e tu u kthyen dhe në tokë të lanë, të varrosën dhe po të rrinin me ty s’do të bënin fare dobi, dhe nuk të mbeti askush përveçse Allahut, i Cili është i Gjalli dhe kurrë nuk vdes!

O biri i Ademit, kush bëhet modest për hir të Allahut, Allahu e ngrit, kurse kush bëhet mendjemadh, Allahu e ul dhe e nënçmon!

O biri i Ademit, Allahun e adhurove dhe të afroi, i bëre gjynahe dhe të dha një periudhë që të pendohesh, dhe po të ktheheshe ka Allahu pas gjitha atyre mëkateve, do të falte dhe mëshironte!

Hoxhë Irfan Jahiu

(Visited 55 times, 1 visits today)
Top