Quarta-feira’, 20/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Namazi vullnetar

Namazi vullnetar

Namazi vullnetar

Nga Rrebia b Kab el-Eslemij, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “E kaloja natën me të Dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ia solla atij ujin e abdesit dhe të shpëlarjes dhe ai me tha: “Kërko”. Unë i thashë: “Kërkoj shoqërimin tënd në xhenet.” Ai më tha: “Diçka tjetër?” I thashë: Vetëm këtë. Atëherë, më ndihmo ne këtë gjë duke shtuar sexhdet.” (1)

Nga ibn Omer, Allahu qoftë i kënaqur me ata dy, thotë se i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Falni nga namazi juaj në shtëpitë tuaja dhe mos i bëni ato varreza.” (2)

Nga Zejd b Thabit, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Namazi më i mirë i njeriut është ai që falet në shtëpi përveç farzeve.” (3)

Komenti:

Namazi është tema më e mirë, ai është më i miri me të cilën njeriu mund të afrohet më shumë te Zoti i tij, i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, na ka lajmëruar se namazet e shumta janë shkak për të hyrë në xhenet, ka urdhëruar që njeriu namazin vullnetar ta fal në shtëpinë e tij, sepse kjo është më afër fshehjes së punëve, dhe mësim dhe praktikë për familjarët.

Dobitë:

1) Vlera e nafileve dhe se shtimi i tyre është shkak për të hyrë në xhenet.
2) Më me vlerë është që nafilet të falen në shtëpi.

Fusnota:

1- Muslimi 489
2- Buhariu 3/62 (1187).
3- Mutefekun alejhi, Buhariu, Muslimi 781.

Rrashid Husejn el-Abdul-Kerim
Përkthim: Hoxhë Valdet Kamberi

(Visited 37 times, 1 visits today)
Top