Quarta-feira’, 19/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Namazi, Namazi ,Namazi !



Namazi, Namazi ,Namazi !

Namazi, Namazi ,Namazi !

Ibn Kajimi, rahimehullah, rrëfen se derisa një njeri i mirë po ecte në një rrugë nga rrugët e Shamit, papritmas i doli përpara një hajdut i cili dëshironte ta vriste.
Njeriu i mirë kërkoi prej tij që t’ia lejonte së paku të falë dy rekate namaz për herë të fundit dhe hajduti ia lejoi një gjë të tillë.
Njeriu u kthye nga kibla, filloi të falë namaz dhe në lexim e sipër e kujtoj fjalën e Allahut, xhele ue ala:
أَمَّنْ يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءَ وَيَجْعَلُكُمْ خُلَفَاءَ الْأَرْضِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ قَلِيلًا مَا تَذَكَّرُونَ
” A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës.
A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.”
(Neml: 62)

Këtë ajet e përsëriti tre herë. Nuk kaloi shumë kohë dhe ja një melekë zbriti prej qiellit i cili e vrau hajdutin dhe i tha këtij njeriut të mirë:
Unë jam i dërguar i Atij që thotë:
وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا
” Urdhëroje familjen tënde të kryejë namazin dhe insisto në këtë.”
(Ta’ha: 132).





(Visited 114 times, 1 visits today)




Top