Quinta-feira, 25/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Namazi me xhemat është më i vlefshëm se namazi i cili falet vetëm për njëzet e shtatë shkallë



Namazi me xhemat është më i vlefshëm se namazi i cili falet vetëm për njëzet e shtatë shkallë

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, thotë: “Namazi me xhemat është më i vlefshëm se namazi i cili falet vetëm për njëzet e shtatë shkallë.” (Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu ne e dimë hadithin e shkëlqyer të Profetit, paqja e Zotit qoftë mbi të, në të cilin thotë: “Një popull që mblidhet në një shtëpi prej shtëpive të Allahut, e përmendin Atë, ata i mbulojnë engjëjt, i kaplon mëshira, u zbret një kënaqësi, i kaplon mëshira dhe i përmend Allahu tek ata që janë tek Ai.” (Muslimi)
Gjithashtu i Dërguari i Allahut, kësaj çështjeje i ka kushtuar rëndësi të madhe, saqë ka kërkuar prej besimtarëve që të jenë si një trup i vetëm. Ai ka thënë: “Vërtet, besimtari për besimtarin është sikurse një fortifikatë, e cila forcohet mes veti përmes pjesëve të saj.” (Buhariu dhe Muslimi)

Prandaj, vëlla i nderuar besimtar! Kur kujdesesh për namazin me xhemat ti fiton shpërblim shumë të madh dhe njëkohësisht shëron veten nga shumë sëmundje.





(Visited 2 times, 1 visits today)




Top