Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Namazi i natës

Namazi i natës

Namazi i natës1Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ue ala alihi ue sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, ç`do shpikje është bid’at dhe ç`do bid’at është lajthitje, e ç`do lajthitje çon në zjarr.

Namazi i natës.

Namazi i natës ka një shpërblim të madh nga All-llahu (Subhane ue Teala) ku All-llahu (Subhane ue Teala) e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) që të fali namaz nate dhe tek ky urdhër futen të gjithë besimtarët muslimanë sepse ato janë pasues të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).

Thotë All-llahu (Subhane ue Teala):
Dhe natën fal namaz shpresoj se Zoti yt do të dërgoj (ringjalli) ty në një pozicion të respektueshëm.

Dhe në një ajet tjetër thotë All-llahu (Subhane ue Teala):
Me të vërtetë të devotshmit do të jenë në Xhennete me burime të kulluara dhe do të marrin prej aty atë që u ka thënë Zoti i tyre. Me të vërtetë ato kanë qenë përpara të sinqertë dhe bujar kanë qenë prej atyre që falshin namaz nate dhe iu luteshin Allahut që t‘i falë ato.

Në një hadith të transmetuar nga Sehlu Ibn Sead (radiall-llahu anhu) i cili ka thënë:
Një ditë erdhi Xhibrili tek Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe i tha:
O Muhammed jeto sa të duash, se ti do të vdesësh, puno ç`farë të duash se ti do të shpërblehesh për të, duaje ke të duash se ti do të ndahesh prej tij dhe dije mirë se krenaria e besimit është namazi i natës.

Edukata e faljes së namazit të natës.

1- Të bëjë nijet përpara se të flejë, faljen e namazit të natës. Sepse Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Ai i cili shkon tek krevati i tij dhe e bën nijet që të ngrihet dhe të falet natën dhe ai nuk zgjohet nga gjumi i tij derisa të vij sabahu, atij i shkruhet ajo që ka bërë nijet dhe gjumi itj do të jetë sadaka për të nga Zoti i Tij.
Tra: Nesaiu, Ibn Maxhe, e Saktesoi Shejkh Albani.

2- Të hapi namazin e natës me dy rekatë të shkurtra, pastaj të fali sa të dëshiroj.
Transmetohet nga Aishja (radiall-llahu anhuma) se:
Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kur u zgjonte të falte namazin e natës, e hapte atë me dy rekatë të lehta.
Tra: Muslimi.

3- Të zgjojë familjen e tij.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
All-llahu e mëshiroftë atë burrë i cili zgjohet për t‘u falë dhe zgjon gruan e tij dhe në qoftë se ajo nuk e kundërshton e spërkat atë me ujë në fytyrën e saj, All-llahu e mëshiroftë atë grua e cila zgjohet natën dhe falet dhe e zgjon bashkshortin e saj dhe në qoftë se ai e kundërshton ta spërkasi me ujë në fytyrën e tij.
Tra: Ebu Daudi, e Saktesoi Shejkh Albani.

4- Të vonohet pak namazi në qoftë se je përgjumshëm derisa të dali gjumi.

Transmetohet nga Aishja (radiall-llahu anhuma) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Në qoftë se zgjohet ndonjëri prej jush natën dhe lexon Kur‘an me gjuhën e tij dhe s‘din se ç`farë thotë, ai le të shtrihet edhe njëherë.
Tra: Muslimi.

Koha e namazit të natës.

Namazi i natës mund të falet në fillimin e natës në mesin e saj ose në fundin e saj, mjafton që të jetë pas jacisë kurse koha më e pëlqyeshme është 1/3 e fundit të natës.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Zbret All-llahu (Subhane ue Teala) ç`do natë në pjesën e dunjasë në 1/3 e fudit të saj dhe thotë:
Kush më lutet Mua që t‘i përgjigjem atij, kush më kërkon Mua që Unë t‘i jap atij dhe kush pendohet tek Unë t‘a falë atë.

Tra: Bukhariu, Muslimi.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amr se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Agjërimi më i dashur është agjërimi i Daudit dhe namazi më i dashur tek All-llahu s.u.t. është namazi i Daudit:
Flinte 1/2 e natës dhe falte 1/2 tjetër dhe agjëronte një ditë po një ditë jo.

Tra:Bukhariu, Muslimi.

Numri i rekatëve të namazit të natës.

Namazi i natës nuk ka ndonjë numër të caktuar rekatësh.
Namaz nate mund të quhet edhe falja e 1 rekati të vetëm pas jacisë.

Transmetohet nga Semure Ibn Xhundu (radiall-llahu anhu) se ka thënë:
Na ka urdhëruar i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) që të falim namazin e natës sa të kemi mundësi dhe ta mbyllim me një rekatë tek.
Tra: Taberani, e Saktesoi Shejkh Albani.

Nga Ibn Abbasi (radiall-llahu anhuma) transmetohet se ka thënë:
Na ka urdhëruar i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) që të falim namaz nate dhe na ka nxitur ne duke na thënë: kujdesuni për namazin e natës dhe falni atë qoftë edhe një rekatë.
Tra: Taberani, e Saktesoi Shejkh Albani.

Namazi i natës gjatë Ramazanit ose namazi i Teravive.

Namazi i teravive është synet për burrat dhe gratë, falet pas jacisë dhe para vitrit. Falet dy e nga dy.
Lejohet të falet edhe pas vitrit por më e mira të falet para tij.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Kush fal namaz nate gjatë muajit të Ramazanit me një besim të sinqertë dhe për hirëë të All-llahut s.u.t, duke kërkuar shpërblimin e Tij, atij i falen të gjitha gjynahet që ka bërë më përpara.
Tra: Ebu Daudi, e Saktesoi Shejkh Albani.

Nga Aishja (radiall-llahu anhuma) transmetohet se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Fali namazin e teravive në xhami dhe u falën pas tij një numër i konsideruar njerëzish.
Pastaj u fal përsëri natën e dytë dhe njerzit qenë më të shumtë, kurse natën e tretë u grumbulluan njerzit në xhami dhe Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) nuk shkoi, pastaj kur u zgjua tha:
E kam shikuar grumbullimin tuaj dhe nuk më ndaloi gjë tjetër për të ardhur tek ju vetëm se frika që mos t‘ju bëhet obligim.
Tra: Ebu Daudi, Nesaiu, e Saktesoi Shejkh Albani.

Shkëputur nga libri “Fikhus Sunneh” Seid Sabik (rahimehull-llah).