Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nafaka (rizku),exheli ,veprat dhe a është me fat apo pafat fëmija

Nafaka (rizku),exheli ,veprat dhe a është me fat apo pafat fëmija

Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes’udi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë:

“Më ka treguar i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ai është ai i cili e fliste të vërtetën dhe të cilit i besohet:
‘Vërtet çdonjëri nga ju formohet në përbrendësen e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj bëhet e varur (alekatun) ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon në të shpirtin (ruh), dhe këtij meleku i urdhërohen dy gjëra: ta shkruaj nafakën (rizkun) (e fëmijës), exhelin (sa do të jetojë), veprat dhe (në pikëpamje të jetës tjetër) a është i fatshëm apo i pafatshëm.
Pasha All-llahun, përveç të cilit nuk ka zot tjetër, disa nga ju do të punojnë punë si njerëz të xhennetit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe xhennetit të jetë një kut hapësirë dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të vazhdojë të punojë vepra të njerëzve të zjarrit deri dhe do të hyjë në të.
E disa nga ju do të punojnë punë të njerëzve të zjarrit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe zjarrit të jetë një kut hapësirë, dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të punojë punë të njerëzve të xhennetit dhe do të hyjë në të’.”

(Buhariu; 3208; dhe Muslimi; 2643)

(Visited 59 times, 1 visits today)
Top