Domingo, 10/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Myftiu Tërnava priti përfaqësuesit e institucioneve

Myftiu Tërnava priti përfaqësuesit e institucioneve

Bashkësinë Islame të Kosovës e kanë vizituar sot përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

myftiu institucionet

Ata uruan myftiun Naim Ternava dhe mbarë popullin e Kosovës për jetë më të mirë dhe më të begatshme.
Kryeministri Hashim Thaçi uroi të gjithë besimtarët mysliman të Kosovës, me rastin e Fiter Bajramit. Gjatë vizitës që i bëri Bashkësisë Islame, kryeministri tha se në këtë ditë kujtohen edhe ata që u sakrifikuan për këtë vend, dhe ajo sakrificë jep energji për një punë më të madhe në ndërtim të shtetit. 

“Bashkësia Islame dhe vet z.Tërnava personalisht, kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm me mesazhet e tyre të urta, të dashurisë, respektit dhe vëllazërisë. Ne sot në këtë festë kujtojmë të kaluarën tonë, të dashurit tonë të rënët për lirinë e Kosovës, por edhe marrim energji për të punuar në forcimin dhe konsolidimin e shtetit tonë”, tha kryeministri Thaçi.

Qyetarët i ka uruar edhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.

“Urojmë të gjithë qytetarët e besimit islam të Republikës së Kosovës me dëshirat më të mira që mirëqenia, suksesi dhe begatia të jenë gjithnjë në rritje për qytetarët e vendit tonë”, tha kryeparlamentari Krasniqi.

Myftiu Naim Ternava priti sot edhe ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergji. 

”Agjërimi, lutja dhe lëmosha janë mjete shpirtërore që njeriu përgatit zemrën e vet për Zotin dhe ne duhet të nderojmë njeri tjetrin. Ne i respektojmë festat dhe simbolet e njëri tjetrit, sepse vetëm duke respektuar ne rrisim qytetërimin e dashurisë”, tha Ipeshkvi Gjergji.

Bashkësinë Islame të Kosovës e vizitoi edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili me këtë rast premtoi mbështetje për ndërtimin e xhamisë së re ne kryeqytet. 

“Ne shpresojmë se në vitet e ardhshme do të kemi më pak njerëz të cilët falen në rrugë, për arsye se është në projekt që të ndërtohet edhe xhamia e re e Prishtinës. Ne do ta përkrahim Bashkësinë Islame që objekti të bëhet sa më mirë dhe sa më herët”, tha Mustafa.

Ndërsa, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, uroj myftiun Tërnava dhe besimtarët mysliman në Kosovë për një të ardhme më të mirë.

“Gjithë besimtarëve të fesë islame ua urojmë Fiter Bajramin me dëshirën dhe shpresën për më shumë barazi, solidaritet dhe drejtësi në shoqërinë dhe popullin tonë”, tha Kurti.

Për një mirëqenie më të mirë, në këtë ditë ka uruar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Urime për besimtarët mysliman të Kosovës dhe kjo festë dhe festat tjera që vijnë e gjetshin popullin tonë sa më mirë”, tha Haradinaj.

Myftiun Naim Tërnava e kanë uruar edhe përfaqësues të subjekteve tjera politike, ata të FSK-së, si dhe përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë. – rtklive

@include "";