Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Muzika metalike

Muzika metalike
By: Dr Velid Fetihi
Muzika metalike

Çdo aparat i trupit të njeriut, çdo organ, gjymtyrë, ind dhe qelizë, funksionojnë sipas një ritmi të caktuar. Sa më afër të natyrshmes të jetë ky ritëm, aq më ekuilibrues dhe harmonizues është ai, gjë e cila reflekton në shëndetin fizik të njeriut, atë mendor dhe shpirtëror.

Ky ritëm luan një rol të rëndësishëm në aftësinë e trurit për organizimin e sinjaleve elektrike që dërgohen dhe merren nga ai.

Kur njeriu ekspozohet ndaj një ritmi të jashtëm i cili nuk përkon me ritmin e brendshëm dhe të natyrshëm të organizmit, me apo pa dëshirën e tij, kjo shkakton lodhje për organizmin. Menjëherë fillojnë të shfaqen dhe efektet negative në trup, si dobësim, rënie të efikasitetit dhe performancës në punë, si dhe rënie të aftësisë për vendimmarrje.

Nëse ritmi i jashtëm është i lartë dhe i zhurmshëm, si muzika metalike, efektet negative janë shumë herë më të mëdha dhe të dëmshme.

Dr Bart Billingz, profesor i psikologjisë klinike, thotë se ekspozimi për një kohë të gjatë dhe në mënyrë abuzive ndaj muzikës ritmike, si ajo metalike, jo vetëm që është e dëmshme për shëndetin, por shkakton dhe komplikacione të cilat mund të çojnë gjer në vdekje. Po, vdekje.

Profesor Bart Faiben thotë se çdo dhimbje që shkaktohet në trup, sinjalizohet truri për të prodhuar hormonin e indorfinës që ndikon në qetësimin e dhimbjes. Prandaj dhe njeriu ndjen një farë ekstaze kur çlirohet ky hormon, ekstazë e cila është pak a shumë e ngjashme me atë të një droge.

Ajo që ndodh gjatë dëgjimit të muzikës metalike, është se frekuencat e notave muzikore te larta, depërtojnë në organet e brendshme. Menjëherë trupi e përkthen si një rrezik për shëndetin, prandaj dhe fillon menjëherë prodhimi i hormoneve të cilat zakonisht trupi i prodhon para fillimit të një lufte apo ndeshjeje fizike, si hormonet e adrenalinës dhe kortizolit, i cili njihet si hormoni i stresit. Kjo çon në rritjen e presionit të gjakut, të rrahjeve të zemrës dhe të kolesterolit.

Dëgjimi i muzikës ritmike ndikon negativisht në performancën e çdo qelize të trupit. Organizmi e sheh si diçka të rrezikshme këtë ritëm kaq të lartë, prandaj dhe fillon prodhimin e hormoneve qetësuese të dhimbjes, gjë e cila shoqërohet me një farë ekstaze, kënaqësie dhe ekzaltimi. Kjo na shpjegon edhe vartësinë e adoleshentëve pas muzikës ritmike duke e dëgjuar për orë të tëra gjatë ditës, duke e rritur herë pas here dhe nivelin e zërit.

Dëgjimi i muzikës ritmike dhe të rëndë, mund të çojë deri në humbjen e dëgjimit në mënyrë të parikuperueshme, pasi shkatërron qimet e vogla në veshin e brendshëm, të cilat kanë si funksion dërgimin e zërit si sinjal elektrik që i përcillet trurit, për ta shndërruar në zërin që njohim. Këto qime, kurdo që shkatërrohen nuk mund të rikuperohen më.

Një studim i zhvilluar në Gjermani, ka zbuluar se kujtesa dobësohet me 15 – 60 % në mesin e të pasionuarve pas muzikës metalike dhe të rëndë.

Në një studim tjetër që përfshiu 600 persona 16 – 27 vjeç, të cilët nuk dëgjonin muzikë ritmike, u pa që vetëm 4% e tyre vuanin nga humbja e kujtesës, krahasuar me ata që dëgjonin muzikë ritmike tek të cilët humbja e kujtesës ishte 21%.

Dr Robert Saposki, një studiues i trurit, e komenton këtë fenomen dhe thotë se hormonet si adrenalina dhe kortizoli e orientojnë gjakun drejt muskujve, që të përgatiten për sulm ose për arrati. Prandaj dhe përqindja e sheqerit në tru ulet, sidomos në lobin hipokampus, gjë e cila do të thotë rënie të kapacitetit të këtij lobi që është përgjegjës për prodhimin e qelizave të reja.

Një raport i akademisë mbretërore të Britanisë, pohon se numri i viktimave nga muzika metalike ka mbërritur në 75 mijë raste vdekjesh në mesin e adoleshentëve dhe personave që kanë krijuar vartësi ndaj kësaj lloj muzike, mosha e të cilave luhatet nga 14 deri 24.

Studimet kanë vërtetuar se efektet e muzikës metalike ndaj trurit të embrionit në barkun e nënës por dhe të fëmijës së lindur, janë shumë herë më të rënda. Kjo, sepse ritmi i muzikës gjen një organizëm dhe tru akoma të paformuar mirë.

Sakaq, efektet negative të muzikës ritmike në shpirtin dhe psikologjinë e njeriut janë më të rënda dhe më të thella. Ajo e largon njeriun nga të qenit krijesë e të Gjithëmëshirshmit dhe që “noton” në gjithësinë e Tij, ku gjithçka tjetër madhëron emrin e Krijuesit.

Muzika ritmike është patologji në vetvete. Të vërtetat që cekëm më lart, nuk janë veçse një grusht ujë nga lumi i rrëmbyeshëm. Prandaj, i shpëtoni dhe i mbroni njerëzit tuaj të dashur nga kjo sëmundje shkatërruese, për hatër të njeriut, mendjes dhe shpirtit të tij.

 

Përktheu: Elmaz Fida

(Visited 31 times, 1 visits today)
Top