Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Mursi takon familjen e tij

Mursi takon familjen e tij

mursi familja e tij

Presidenti egjiptian Muhamed Mursi pati sot vizitën e tij të parë nga familja e tij. Vizita e parë pas katër muajsh u lejua vetëm tani kur vendndodhja e Mursit është e njohur.

“Unë u takova me babain tim sot në burgun Borg el- Arab,” tha djali i Mursit, Osama.

Një burim i sigurisë ka konfirmuar vizitën, duke thënë se Mursi takoi gruan dhe tre djemtë e tij në një vizitë “të jashtëzakonshme”.

Procedura gjyqësore e planifikuar për të hënën u shtye për gati dy muaj dhe pritet të rifillojë më 8 janar, pasi avokatët mbrojtës kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar dokumentacionin lidhur me rastin.

Mursi, nga ana e tij, ka refuzuar të njohë legjitimitetin e gjykimit dhe ka refuzuar përfaqësim formal ligjor.

Në seancën gjyqësore të së hënës, kreu i rrëzuar i tha trupit gjykues se ai ende është president legjitim i Egjiptit, dhe se arrestimi e gjykimi i tij janë anti kushtetues. /mesazhi/