Quinta-feira, 17/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mungesa e mineraleve

Mungesa e mineraleve

Përveç mineraleve të hekurit, kalciumit, fosforit dhe jodit, organizmi përmban edhe: oksigjen, karbon, hidrogjen, azot, kalium, magnesium, klor, flour, natrium, fosfor, mangan…
Dhe pasi që mungesa e cilit do nga këto elemente shkakton çregullime në organizëm, pikërisht urtësia e Zotit shihet në atë që ushqimi i plotësuar ta ruaj baraspeshën e trupit  dhe mendjes. Allahu i Lartëmadhërishëm thotë: “ Njeriu le të shikoje ushqimin e vet. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës, Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra Edhe rush e perime, Edhe ullinj e hurma, Edhe kopshte të dendura, Dhe pemë e kullosa. Si mjete  gjallërimi për ju dhe për begatinë tuaj.” [`Abese, 24-32`]

Nëse mendojmë mire për këto ajete, shohim që Allahu i Madhërishëm në to përmend lloje të ndryshme ushqimesh, dhe në llojlloshmëri të të ushqyerit, që të arrihet baraspesha dhe të ushqyerit të ketë kuptim, dhe që të ruhemi nga sëmundjet  të cilat shfaqen si pasojë e ushqimit të njëtrajtshëm. Allahu Lavdiplotë thotë: “Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë!” [ Er-Rahman, 7-9 ]

Kur shkenca bashkëkohore deri në detaje zbuloi elementet përbërëse të të ushqyerit, shkencëtarët ia dolën që ta përcaktojnë rregullat që të ruhet harmonia dhe të gjenden zëvendësime të përshtatshme në të ushqyer, kështu që njeriu në cilën do kohë dhe cilat do kushte atmosferike mund të ketë ushqim të pasur me të gjithë përbërësit e brendshëm.
Në kohën moderne specialistët e kanë ndarë të ushqyerit në katër grupe:

Kur shkenca bashkëkohore deri në detaje zbuloi elementet përbërëse të të ushqyerit, shkencëtarët ia dolën që ta përcaktojnë rregullat që të ruhet harmonia dhe të gjenden zëvendësime të përshtatshme në të ushqyer, kështu që njeriu në cilën do kohë dhe cilat do kushte atmosferike mund të ketë ushqim të pasur me të gjithë përbërësit e brendshëm.

(Visited 53 times, 1 visits today)
Top