Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Pa dyshim edhe hoxhollarët kanë qenë pjesë aktive e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa prej tyre nuk duan të flasin për kontributin e dhënë, marrë parasysh se sipas bindjeve fetare, përmendja zbeh shpërblimin. Mulla Shefqet Krasniqi, thotë se asnjëherë nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, duke vlerësuar se nuk pret lëvdata e shpërbilme […]
Pa dyshim edhe hoxhollarët kanë qenë pjesë aktive e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa prej tyre nuk duan të flasin për kontributin e dhënë, marrë parasysh se sipas bindjeve fetare, përmendja zbeh shpërblimin. Mulla Shefqet Krasniqi, thotë se asnjëherë nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, duke vlerësuar se nuk pret lëvdata e shpërbilme […]
Mulla Shefqeti: Deri në vdekje ushtar i Kosovës

Pa dyshim edhe hoxhollarët kanë qenë pjesë aktive e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa prej tyre nuk duan të flasin për kontributin e dhënë, marrë parasysh se sipas bindjeve fetare, përmendja zbeh shpërblimin.
Mulla Shefqet Krasniqi, thotë se asnjëherë nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, duke vlerësuar se nuk pret lëvdata e shpërbilme nga njerëzit.
Krasniqi, ka treguar për Indeksonline se nuk ka dashur të aplikoj për statusin e veteranit të luftës.
“Thënë të drejtën, ashtu siç nuk kam dashur të deklarohem për pjesëmarrjen në luftë, gjithashtu nuk kam dashur as të aplikoj për statusin e veteranit të luftës, sepse, siç thashë, atë punë nuk e kam bërë për interesa të dynjasë, por thjesht për hatër të Allahut si përmbushje të në obligimi ndaj popullit tim. Po e them me sinqeritetin më të madhe se unë jam i gatshëm t’i përgjigjem vendit tim çdoherë dhe me çdo gjë që kam. Unë deri në vdekje e konsideroj veten ushtar të Kosovës. Por, me sugjerimin e miqve të mi se duhet tua mbyllim gojën dashakëqijve që akuzojnë hoxhallarët për kinse pak punë për atdhe, e po kështu edhe me sugjerimin e Komandantit tim, i cili publikisht ka thënë se Dr. Shefqeti është i vetmi që nuk ka kërkuar dokumentacione – librezë, unë kam aplikuar që të më njihet statusi i veteranit të UÇK-së. Është dëshmi për kontribut dhe asgjë tjetër”, ka theksuar Krasniqi për Indeksonline.
Krasniqi thotë se me pjesëmarrjen e tij në luftë si ushtar i UÇK-së ai veçse ka kryer një obligim qytetar.
“Ani pse isha në studime posdiplomike në Medinën e shenjtë, jam detyruar ta ndërpresë shkollimin dhe të vij në luftë, sepse për shkollë ka kohë, ndërsa lufta nuk priste. Kam lënë gruan me tre fëmijë dhe ia kam marrë rrugën e maleve të Koshares. Siç iu thashë, nuk e kam harruar këtë pjesë të ndjeshme të jetës sime, përkundrazi, e ruaj si kujtim të mirë, madje kam shpresë se për të Zoti im do të më falë dhe do të më shpërblej! E ndiej veten shumë të nderuar që më është dhënë mundësia të jam pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Duke folur për eprorët e tij, ka treguar se ka marrë pjesë edhe në thyerjen e kufirit në Koshare.
“Kam shërbyer në Kukës për një kohë të shkurtër, e pastaj kam kaluar në Koshare, ku kam qëndruar para thyerjes së kufirit, kam marrë pjesë në thyerjen e kufirit dhe kam qëndruar edhe më pas. Pra, kohën më të madhe e kam kaluar në Koshare. Unë kam patur fatin që të isha nën komandën e mikut tim të mirë, Kolonel Rrustem Berisha, pastaj Agim Ramadanit dhe Sali Çekut”, ka theksuar Krasniqi.
I shqetësuar për disa ndodhi kohën e fundit në vendin tonë, Krasniqi shprehet optimist se gjërat do shkojnë kah e mbara, gjithsesi edhe në rrafshin fetar.
“Kosova ka shënuar përparim në disa fusha, por dhe ngecje dhe çalime në shumë të tjera. Veriu i vendit vazhdon të jetë pjesë e problemeve ditore, të cilat na kanë lodhur. Pastaj korrupsioni, mashtrimet, krimi i organizuar, varfëria, papunësia janë në kulm. Po kështu, Kosova ka dhe një tjetër problem, atë me komunitetin më të madh fetar në vend. Kosova është duke i diskriminuar ata. Sot në Kosovë gëzojnë të drejta të gjithë, bile edhe ata që duan të martohen me partner/e të së njëjtës gjini, kanë të drejta edhe kafshët, ndërsa muslimanët si komunitet absolut me 96% të popullsisë ende pas 14 viteve nuk i gëzojnë të drejtat e tyre. Liria fetare kur është fjala për muslimanët ende është e cunguar dhe se ajo nuk ndryshon fare nga liria fetare e kohës së komunizmit”, ka shtuar Krasniqi./Indeksonline/
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
January 30, 2018 / By M.I VESHËT JANË AKTIV GJATË GJUMIT – A e ke ditur ?
January 30, 2018 / By M.I PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË LËVIZJES, PASTRIMIT DHE PIRJES SË UJIT
January 30, 2018 / By M.I Efektet negative të stresit mbi trupin e njeriut
January 30, 2018 / By M.I Vjehrra e mençur dhe rejat e saj
January 30, 2018 / By M.I STRESI DHE DEPRESIONI
January 30, 2018 / By M.I Ja çfarë ndodh nëse qëndroni 20 minuta me këmbët përpjetë
January 30, 2018 / By M.I Truku i thjeshtë që largon njollat kafe apo shenjat e moshës nga fytyra
January 30, 2018 / By M.I 9 Bimë të Pabesueshme që lehtësojnë dhimbjet
January 30, 2018 / By M.I 9 këshilla që duhet të dijë çdo femër se si të qetësojë dhimbjen gjatë periodave