Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Muhamedi alejhi selam : Shërimi është në tri gjëra

Muhamedi alejhi selam : Shërimi është në tri gjëra

Lexues të nderuar! Të vërtetën e ka thënë Allahu i Lartësuar kur thotë në Librin e Tij Famëmadh: “Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit!Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.” (Nahl. 68-69)
Ndërsa i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Shërimi është në tri gjëra: lëshimi i gjakut përmes prerjes së lëkurës pas hedhjes së kupave (hixhami), të ushqyerit me mjaltë, dhe djegia e lëkurës për shërim (kauterizimi me zjarr), por djegien e lëkurës (kauterizimin) ia ndaloj umetit tim.” Shënon Buhariu.

(Visited 56 times, 1 visits today)
Top