Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Këto ishin fjalët që profeti Muhamed a.s i tha Ebu Bekrit në shpellën Theur, ndërkohë që idhujtarët mekas i kishin rrethuar nga të katër anët, kurse vdekja i priste krahëhapur. Këtë fjalë të bukur dhe të guximshme, e ka thënë i dërguari i Zotit, profeti Muhamed a.s, teksa fshihej në shpellën Theur, bashkë me mikun […]
Këto ishin fjalët që profeti Muhamed a.s i tha Ebu Bekrit në shpellën Theur, ndërkohë që idhujtarët mekas i kishin rrethuar nga të katër anët, kurse vdekja i priste krahëhapur. Këtë fjalë të bukur dhe të guximshme, e ka thënë i dërguari i Zotit, profeti Muhamed a.s, teksa fshihej në shpellën Theur, bashkë me mikun […]
Muaji i Kuranit: Mos u mërzit, Zoti është me ne

Këto ishin fjalët që profeti Muhamed a.s i tha Ebu Bekrit në shpellën Theur, ndërkohë që idhujtarët mekas i kishin rrethuar nga të katër anët, kurse vdekja i priste krahëhapur.
Këtë fjalë të bukur dhe të guximshme, e ka thënë i dërguari i Zotit, profeti Muhamed a.s, teksa fshihej në shpellën Theur, bashkë me mikun e tij Ebu Bekrin, ndërkohë që idhujtarët mekas i kishin rrethuar nga të katër anët. Ai e tha atë i bindur dhe i vendosur, pa u lëkundur aspak në besimin që kishte tek Zoti.
“Mos u mërzit, Zoti është me ne”, e përderisa Zoti është me ne, përse duhet të mërzitemi dhe të shqetësohemi? Përse duhet të kemi frikë? Përse duhet të tmerrohemi? Qetësohu, ji i vendosur dhe rezisto! Zoti është me ne.
Ne nuk thyhemi, nuk mposhtemi, nuk humbasim, nuk shuhemi, nuk demoralizohemi, nuk e humbasim shpresën, sepse Zoti është me ne. Triumfi është aleati ynë, fitorja bashkudhëtari ynë, çlirimi miku ynë dhe shpëtimi fundi ynë. Kjo, sepse Zoti është me ne.
Nëse e gjithë dynjaja na bllokon rrugën, nëse i gjithë njerëzimi na shpall luftë, nëse na vijnë shigjetat nga çdo anë… mos u mërzit dhe mos u shqetëso! Zoti është me ne.
E kush ka zemër më të fortë se ne, kush është më i udhëzuar se ne, kush është më parimor se ne, kush është në rrugë më të drejtë se ne, kush është më i fisëm se ne… e di pse? Sepse Zoti është me ne.
I dobët është armiku ynë, i poshtër kundërshtari, i lig dhe frikacak ai që na lufton, sepse Zoti është me ne.
Nuk kërkojmë kënaqësinë e njerëzve, nuk i kërkojmë ndihmë robit, nuk i lutemi njeriut, nuk i frikësohemi krijesave, sepse Zoti është me ne.
Ne jemi më të fuqishmit, kemi armët më të forta, jemi më të vendosurit, jemi në rrugën më të drejtë, sepse Zoti është me ne.
Ne jemi shumica, të fismit, të lartësuarit, krenarët dhe të mbështeturit nga ndihma hyjnore, sepse Zoti është me ne.
O Ebu Bekr! Hiq dorë nga shqetësimi që të ka kapluar, hiq dorë nga frika, largoje stresin dhe fshije demoralizimin, Zoti është me ne.
O Ebu Bekr! Ngrije kokën, qetësohu dhe rehatohu, Zoti është me ne.
O Ebu Bekr, përgëzo për fitoren, prit triumfin dhe kërkoje lirinë, Zoti është me ne.
Nesër, mesazhi ynë do të lartësohet, ftesa jonë do të triumfojë dhe fjala do të na dëgjohet, sepse Zoti është me ne.
Nesër, do e bëjmë gjithë tokën ta dëgjojë thirrjen e mrekullueshme të ezanit, fjalën e Zotit dhe melodinë e Kuranit, sepse Zoti është me ne.
Nesër, do e nxjerrim njerëzimin nga errësira dhe idhujtaria e paganizmi, nesër do i japim asaj lirinë, sepse Zoti është me ne.
Këto ishin fjalët që profeti Muhamed a.s i tha Ebu Bekrit në shpellën Theur, ndërkohë që idhujtarët mekas i kishin rrethuar nga të katër anët, kurse vdekja i priste krahëhapur. Atyre u ishin mbyllur të gjitha dyert, përveç njërës, u ishin prerë të gjithë litarët e shpëtimit, përveç njërit, i kishin braktisur të gjithë, përveç Njërit. Me ta ishte Ai që është i Vetëm dhe pa rival, Ai që nuk ia ka nevojën askujt, ndërkohë që të gjithë i përgjërohen për tu plotësuar nevojat. Në kushte dhe rrethana të tilla, profeti Muhamed a.s thoshte:”Mos u mërzit, Zoti është me ne!”
Dr Aid Elkarnij
Përktheu: Elmaz Fida
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
October 22, 2018 / By M.I Ky lloj i mesyshit mund te dergoj deri ne vdekje
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 1, 2018 / By M.I Ja si e udheheqen boten!
October 1, 2018 / By M.I Kur të luteni mos thoni : O Zot më fal po deshe …
October 1, 2018 / By M.I Ilace mjekesore qe merren me ane te thithjes nga hunda
October 1, 2018 / By M.I Pse eshte mire te konsumoni hurma
October 1, 2018 / By M.I Molisja e njeriut
October 1, 2018 / By M.I Vitiligo dhe trajtimi
October 1, 2018 / By M.I Kur të mbetesh vetëm e të gjithë të ta kthejnë shpinën
October 1, 2018 / By M.I Mikoza e kembeve dhe vendfaljet
October 1, 2018 / By M.I Kur e varrosura do të pyetet, për çfarë faji është vrarë