Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mrekullitë shkencore të Kuranit, përballë një ateisti !

Mrekullitë shkencore të Kuranit, përballë një ateisti !

Në një konferencë ndërkombëtare, e cila u mbajt në Demmam të Arabisë Saudite, unë isha përgjegjës i sesionit të mrekullive shkencore në Kuran. Kur sesioni ynë filloi punimet, erdhi një nga shkencëtarët më të njohur në Amerikë (Marshal Xhonson) dhe na tha: “Çfarë detyre ka ky komision?” 

Ne iu përgjigjëm: “Detyra jonë është të kërkojmë mbi mrekullitë shkencore që ndodhen në Kuran dhe në traditën profetike.” 

Ai na pyeti: “Dhe çfarë do të thotë kjo?” 

Ne iu përgjigjëjm: “Në Kuran, janë përmendur gjëra dhe fakte që para 1.400 vitesh, fakte të cilat vetëm në ditët e sonte janë zbuluar. Një fushë ku janë shënuar zbulime që kanë të bëjnë me Kuranin, është dhe në fushën e mjekësisë. Unë i përmenda një rast të cilin ai e njihte shumë mirë. 

Europa me doktorët e saj, gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë (para se të shpikej mikroskopi) theksonin se njeriu formohej i plotë që nga koka deri tek këmbët, që në spermatozoid. Madje, ata e kishin pikturuar sipas imagjinatës së tyre embrionin në spermatozoid. Kjo hipotezë vazhdoi të pranohej si e vërtetë përgjatë gjithë shekullit të shtatëmbëdhjetë. Në shekullin e tetëmbëdhjetë, kur u zbulua vezorja e gruas, ata pohuan se njeriu nuk ishte tërësisht i krijuar që në spermatozoid, por krijohej si krijesë e plotë humane, në vezore. Sërish e pikturuan njeriun në formën e tij të plotë që me ngjizjen e spermatozoidit me vezoren, gjë e cila gjendet në të gjithë librat e mjekësisë së asaj kohe. Vetëm në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, shkencëtarët europianë zbuluan dhe u siguruan se nuk ka krijesë humane të plotë. Gjithçka arrihej në etapa dhe faza të ndryshme, derisa të arrihej në një formë përfundimtare. Embrioni fillon si një qelizë, më pas shtohen shumë qeliza, fillon merr një formë të caktuar, kalon nga një formë në tjetrën derisa të marrë formën e plotë të një njeriu.

Atëherë i thashë shkencëtarit Marshall Xhonson: “U deshën dy shekuj e gjysëm lodhje dhe kërkime, që të arrinit në përfundimin, të cilin Kurani famëlartë e përmend që para njëmijë e katërqind vitesh. 

Thotë Zoti në Kuran: “Ç’është kështu me ju, që nuk e madhëroni Allahun siç duhet (duke e pasur frikë), ndërkohë që Ai ju ka krijuar në etapa (etapat e embrionit)?” (Nuh: 13-14) 

“Ai ju krijon në barqet e nënave tuaja, fazë pas faze në një errësirë të trefishtë.” (Zumer: 6) 

“Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun prej palcës së baltës, e pastaj, e bëmë atë pikë fare dhe e vumë në një vend të sigurt (mitër). E mandej, pikën e farës e bëmë droçkë gjaku, e pastaj e bëmë copëz mishi pa formë; mandej, me atë mish bëmë eshtrat, pastaj i veshëm eshtrat me mish dhe pastaj e bëmë atë (njeriun) krijesë tjetër (duke i futur shpirtin).” (Muminun: 12-14) 

Këto ajete e befasuan shkencëtarin amerikan, i cili shtoi: “Unë kam vetëm tre komente për këtë që sapo dëgjova.”

Unë e pyeta: “Cili është komenti juaj mbi këtë?” 

Ai tha: “Muhamedi, mund t’i ketë thënë rastësisht faktet e lartpërmendura.” 

Unë i thashë: “Ne kemi njëzet e pesë tekste të ndryshme nga Kurani dhe nga thëniet e Profetit a.s. Të gjithë këto tekste flasin mbi fazat dhe etapat e krijimit të embrionit, duke përmendur emrin e çdo etape. Si është e mundur që t’i përmendë Muhamedi a.s të gjithë këto etapa rastësisht?! Si mund të thuhen rastësisht të gjithë emrat e etapave dhe të zbulohen si të vërteta pas njëmijë e katërqind vitesh?!” 

Shkencëtari amerikan tha: ” Atëherë Muhamedi i ka thënë qëllimisht faktet e lartpërmendura. Por duhet të ketë pasur një mikroskop të madh dhe të fuqishëm.” 

Ne i thamë: “Të kesh një mikroskop të tillë, do të thotë që pas teje të qëndrojë një industri e tërë. Kjo do të thotë që ti posedon fabrika qelqi për prodhimin e lenteve të fuqishme. Si mund të ndodhë diçka e tillë në shkretëtirën e para njëmijë e katërqind viteve?!” 

Më pas, unë i thashë: “Do të të tregoj diçka tjetër… Kurani ka konfirmuar fakte në fazën e spermës, të cilat nuk janë zbuluar veçse pas vitit 1945.”

Ai pyeti: “Për shembull?” 

Unë iu përgjigja: “Shembulli më i mirë është kur zbuluat kromozomet. Ju gjetët se me formimin e qelizës së parë nga burri dhe gruaja gjatë shtatzanisë, ajo mban të gjithë informacionin gjenetik. Informacioni gjenetik përbëhet nga gjene të cilat nuk mund të shihen veçse me mikroskopë gjigandë. Janë këto gjene ato që kontrollojnë jetën e embrionit. Ky është një fakt i përmendur në Kuranin famëlartë. Kurani pohon që njeriu formohet nga ngjizja e spermatozoidit me vezoren. Më pas, atij i caktohen cilësitë që do të trashëgojë nga e ëma dhe ato që do të trashëgojë nga babai.

Thotë Zoti në Kuran: “Mallkuar qoftë njeriu! Sa mosmirënjohës që është ai! Prej çfarë gjëje e krijon Allahu atë? Prej pikës së farës e krijon dhe e përcaktoi…” (Abese: 17-21) 

Pra, e krijoi nga sperma dhe e përcakton informacionin e tij gjenetik dhe nëse do të jetë mashkull apo femër. Tani ne e dimë që nëse mbajtësi i kromozomit është me shkronjën Y, foshnja është mashkull dhe nëse mban shkronjën X është femër. Kjo nuk është zbuluar veçse pas vitit 1945. Ndërkohë që Kurani famëlartë e ka përmendur një fakt të tillë që para mijëra vitesh. Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:

“Ai krijon çiftet, mashkull e femër, prej një pike fare kur derdhet.” (Nexhm: 45-46) 

Marshall Xhonson ndërhyri dhe shtoi: ” Atëherë nuk mbetet veçse një koment i vetëm, që Muhamedi është vërtet i dërguari i Zotit.”

Ngjarjen e tregon Prof. Xhasim Elmutava.

(Visited 75 times, 1 visits today)
Top