Sábado, 25/1/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mrekullitë e farës së zezë

Mrekullitë e farës së zezë

Mrekullitë e farës së zezë
HABETU SEVDA – FARA E BEREQETIT

Na gëzon fakti se në shtrydhë-torën [fabrikën] “Ebul Kasim” që të iu paraqesim këtë fletushkë disa prej fshehtësive dhe dobive në “kokrrën e zezë” e cila është një ndër mrekullitë e Muhammedit alejhis-selam në sferën e mjekësisë, krahas të tjerëve. Muhammedi alejhis-selam para 14 shekujve na ka treguar se në “kokrrën e zezë” ka shërim nga çdo sëmundje.

Nga Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi alejhis-selam ka thënë: “Shërbehuni me kokërr të zezë sepse në të ka shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi

Kokrra e zezë ndryshe emërtohet edhe si kokrra e bereqetit, lihanëz, qimoni i zi, kumini i zi, kumini indian, kokrra e kamenderit etj. Në latinisht quhet Ngela Stive.

Kokrra e zezë përbëhet prej disa elementeve me ndikim të cilat kanë aromë të këndshme, dobi të çuditshme etj.

Në të ka fosfat, hekur, fosfor, karbohidrate, vajra që kanë sekretet e veta. Përmbajnë antibiotik të gjallë që shkatërrojnë viruset dhe gjëra të tjera si: të pëlleshme aktive, po ashtu përmban enzime tretëse [materie tretëse] antiacidike si dhe materie qetësuese dhe aktivizuare në të njëjtën kohë.

E sa e sa çudira, sekrete dhe dobi gjinden në farën e zezë që ende nuk i kanë hasur hulumtuesit. Pa dyshim, atë do ta gjejnë se u mjafton nga barnatorja dhe mjeku, e në veçanti vaj i saj.

Shkenca bashkëkohore vërteton këtë mrekulli!

Prej kur ka treguar Muhammedi alejhis-selam se në kokrrën e zezë ka shërim për çdo sëmundje, shpjeguesit e shkencës së hadithit u orvaten, secili në bazë të angazhimit dhe mundësisë që posedon, që ta sqarojnë dhe ta vërtetojë se vërtetë në kokrrën e zezë ka shërim për çdo sëmundje duke përmendur disa sëmundje që shërohen përmes kokrrës së zezë.
Mirëpo ato sëmundje që ata i përmendin janë shumë pak dhe simbolike.

Andaj si mund të përputhet fjala “çdo” e përmendur në hadithin e lartshënuar [ka shërim prej çdo sëmundje] shpjegues? Kjo pyetje mbeti kështu gjatë pa përgjigje bindëse deri sa deshi Allahu dhe një mjekë mysliman në Amerikë i quajtur Dr. Ahmed El-Kadi, Allahu e shpërbleftë e sqaroj mrekullinë profetike dhe e përhapi publikisht.

Ai duke qenë i specializuar ne medicinë, pasi që lexoj hadithin e kokrrës së zezë u inspirua të mendoj se patjetër kokrra e zezë duhet të ketë lidhje me diçka në trupin e njeriut që ka lidhje me çdo sëmundje dhe ajo është sistemi i imunitetit. Ky sistem është përgjegjës kryesor për mbajtjen e trupit të njeriut nga çdo sëmundje që e sulmon.

Kështu pra Dr. Ahmedi u përqendrua në sistemin e imunitetit dhe solli njëzet vullnetar për të bërë provë. Disa prej tyre i pajisi me kokërr të zezë. Pas disa ditësh, personat që kishin përdorur kokrrën e zezë, vërejtën përmirësim të dukshëm në sistemin e imunitetit.
Pastaj zgjodhi 2 qeliza nga qelizat e sistemit të imunitetit në gjak.
Njëra prej tyre ndihmon sistemin mbrojtës, kurse tjetra ushqehet me bakterje.

– Sa i përket qelizës së parë, në studimin e tij se sa ka ndikuar në të kokrra e zezë, ka konstatuar se është përmirësuar për 72%.
– Kurse qeliza e dytë që ushqehet me bakterie dhe sëmundja është përmirësuar, sipas konstatimit të tij, del për 73%. Kjo është sa i përket kokrrës së zezë në veçanti.

Mirëpo Dr. Ahmet El-Kadi ka thënë se në Kur’an është një ajet që flet për mjaltë, fjala e Allahut: “Në të [mjaltë] ka shërim për njerëzit.” [Kaptina En-Nahl/69].

E për se të mos i bashkojmë: shërimin e Kur’anit [mjaltin] me: shërimin e Sunetit: [kokrrën e zezë]? Bazuar në këtë, Ai përgatiti një bari të kompozuar prej mjaltës së bletës dhe kokrrës së zezë duke i shtuar edhe hudhër, e cila po ashtu ka dobi të shumta dhe çudira.

Dhe me këtë komponim ka mjekuar të sëmurë nga kanceri dhe si rezultat i përdorimit të këtij bari, ka vërejtur përmirësim në qelizat që ndihmojnë sistemin e imunitetit në 200%, kurse qelizat ngrënëse të baktereve janë përmirësuar 300%. Dr. Ahmeti u paraqit me këtë hulumtim në Unionin e Instituteve Amerikane të Shkencave Eksperimentale Biologjike.
Unioni ia miratoi këtë hulumtim dhe e publikoi nëpër agjencitë botërore të lajmeve ku u përhap fama e tij.

Doza ditore per te rritur 1 luge çaji, per femijet 3-12 vjeç gjysme luge çaji.
Nuk ka efekte anesore.

(Visited 65 times, 1 visits today)
Top