Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Një prej karakteristikave kryesore të Kur’anit famëmadh është se ai është mrekulli (mu’xhize). Fjala mu’xhize (ar. mu’xhiza) rrjedhë nga folja a’xheze-ju’xhizu, që d.t.th: me u dobësua, pamundësi, fitore, ngadhënjim, me e bë dikë të paaftë… Në ligjin e Allahut të Madhërishëm, mu’xhizet janë veprime që tejkalojnë të zakonshmën, rregullin e vërtetuar dhe përmes tyre Allahu […]
Një prej karakteristikave kryesore të Kur’anit famëmadh është se ai është mrekulli (mu’xhize). Fjala mu’xhize (ar. mu’xhiza) rrjedhë nga folja a’xheze-ju’xhizu, që d.t.th: me u dobësua, pamundësi, fitore, ngadhënjim, me e bë dikë të paaftë… Në ligjin e Allahut të Madhërishëm, mu’xhizet janë veprime që tejkalojnë të zakonshmën, rregullin e vërtetuar dhe përmes tyre Allahu […]
Mrekullia numerike ne Kuran

Një prej karakteristikave kryesore të Kur’anit famëmadh është se ai është mrekulli (mu’xhize).
Fjala mu’xhize (ar. mu’xhiza) rrjedhë nga folja a’xheze-ju’xhizu, që d.t.th: me u dobësua, pamundësi, fitore, ngadhënjim, me e bë dikë të paaftë…
Në ligjin e Allahut të Madhërishëm, mu’xhizet janë veprime që tejkalojnë të zakonshmën, rregullin e vërtetuar dhe përmes tyre Allahu i Madhërishëm përkrah të dërguarit e Tij. Secila mu’xhize në vete përmban komponentën e nxitjes, e përmes këtij provokimi dëshmohet i’xhazi i tij, d.m.th. pamundësia e imitimit të tij. Pra, termet i’xhaz dhe mixhize derivojnë nga e njejta rrënjë dhe tregojnë në pamundësinë e imitimit të Kur’anit.
Aspektet e i’xhazit të Kur’anit janë të shumtë. Komentatorët klasik të Kur’anit i’xhazin e Kur’anit kryesisht e kanë kërkuar në stilin e tij, figurat stilistike, ilustrimin artistik, tregimin e tij të shkurtë dhe shkëlqyes, të cilat janë sikur vetëtima e shkretëtirës, bindëse, të fuqishme të cilat tek lexuesi lënë gjurmë të thellë.
Komentatorët bashkëkohor janë të prirë që nën ndikimin e shpjegimit shkencor të Kur’anit, i’xhazin e shpalljes ta shohin në anticipimin e zbulimeve shkencore, në atë që ata e quajnë përputhshmëri në mes kosmologjisë kur’anore dhe kosmologjisë bashkëkohore përkatëse.
Njëra prej anëve më pak të njohura të i’xhazit kur’anor është i ashtuquajturi el-i’xhaz el-abedi d.m.th. i’xhazi (mrekullia) numerike. Në realitet Kur’ani fisnik përmend terme numerike. Nëse mendojmë për reciprocitetin numerik të disa shprehjeve dhe përdorimin e tyre në Kur’anin famëmadh do të shohim një përputhshmëri interesante. Do të përmendim shembujt në vijim!
Termi ed-dunja (kjo botë) në Kur’an përmendet 115 herë. Por, gjithashtu 115 herë përmendet termi el-ahiret (bota tjetër, ahireti).
Melekët (el-melaikeh) janë të përmendur 88 herë. Njejtë përmenden edhe shejtanët (esh-shejatin).
Fjala el-hajah (jetë, të jetuar) përmendet 145 herë. Reciprokisht me këtë fjala el-meut (vdekja) përmendet gjithashtu 145 herë.
Fjala en-nas (njerëz) përmendet 368 herë. Fjala er-rusul (të dërguarit e All-llahut, pejgamberët) gjithashtu përmenden 368 herë.
Iblis (satani, dreqi) në Kur’an përmendet 11 herë. Kërkimi i mbrojtjes tek All-llahu i Madhërishëm nga dëmi i tij (el-isti’adheh) përmendet pikërisht 11 herë.
El-musibeh (fatkeqësi) përmendet 75 herë. Njejtë përmendet edhe fjala esh-shukr (falënderim).
El-infak (dhënje në rrugën e All-llahut xh.sh.) përmendet 73 herë. Po aq herë përmendet er-rida (kënaqësi).
Ed-dal-lun (ata që janë në rrugë të humbur) përmenden 17 herë. Reciprokisht me këtë përmenden el-mevta (të vdekurit). Kjo sikur don të thotë se ai i cili është në rrugë të shtrembur është sikur që ai që ka vdekur, i cili nuk ka jetë.
Fjala el-muslim (musliman, ithtarë të fesë islame) është përmendur 41 herë. Reciprokisht me këtë përmendet fjala el-xhihad (lufta, përpjekja në rrugën e All-llahut xh.sh.)
Fjala edh-dhetred (ari) përmendet 8 herë. Po aq herë përmendet et-teref (luks).
Fjala es-sihn (magjia) në Kur’an përmendet 60 herë. Reciprokisht me këtë, përmendet fjala el-fitneh (ngatërresë, sprovë).
Termi et-zekjah (zekat, dhënje obligative prej 2.5% në pasurin e cila plotëson kushtet e obliguara) përmendet 32 herë, po aq herë përmendet el-berekeh dhe el-berekjat (besati, bereqet).
Termi el-akl (mendje) përmendet 49 herë, dhe baraz me këtë termi en-nur (dritë).
Fjala el-lisan (gjuha, mjet komunikimi) përmendet 25 herë. Po aq herë përmendet fjala el-mev-idhah (vazë,këshillim).
Fjala er-ragbeh (dëshira ose përdëzimi) është përmendur 8 herë, dhe baraz me këtë përmendet fjala er-rehbeh (frikësim).
Fjala el-xhehr (haptas) përmedet 16 herë, dhe baraz me këtë përmendet fjala el-alenijeh (bota e dukshme).
Fjala esh-shiddeh (vështirësi) përmendet 114 herë, dhe baraz me këtë fjala es-sabur (durim).
Emri i pejgamberit Muhammed s.a.v.s. në Kur’an përmendet 4 herë. Gjithashtu 4 herë përmendet fjala esh-sheriah (ligj fetar, sheriat).
Fjala er-rexhul (njeri, burrë) në Kur’an përmendet 24 herë. Po aq herë përmendet fjala el-mer’eh (grua).
Nëse analizojmë përdorimin e disa shprehjeve dhe termeve kur’anore do të vijmë deri te disa shënime tejet interesante. Kështu p.sh. fjala es-salat (namaz) në Kur’anin fisnik përmendet 5 herë, që pa dyshim aludon në pesë kohët e namazit.
Fjala esh-shehr (muaj) në Kur’an përmendet 12 herë, që gjithsesi asocon në 12 muaj. Gjithashtu fjala el-jeum (ditë) përmendet 365 herë, pra, saktë sa ka ditë nje vitë.
Këta janë vetëm disa shembuj të ashtuquajturit el-i’xhaz el-abedi, i’xhaz-numerik në Kur’anin fisnik të cilët flasin mbi koherencën e brendshme dhe lidhshmërinë e fjalëve dhe shprehjeve kur’anore.
Vërtetë, cili kompjuter do të mund të hudhte këso reciprociteti dhe lidhje në mes fjalëve dhe termeve kur’anore!
Për këtë dijetarët islam, me të drejtë i’xhazin numerik të Kur’anit e numërojnë në tërësinë e përgjithshme të mu’xhizes kur’anore.
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
October 22, 2018 / By M.I Ky lloj i mesyshit mund te dergoj deri ne vdekje
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 1, 2018 / By M.I Ja si e udheheqen boten!
October 1, 2018 / By M.I Kur të luteni mos thoni : O Zot më fal po deshe …
October 1, 2018 / By M.I Ilace mjekesore qe merren me ane te thithjes nga hunda
October 1, 2018 / By M.I Pse eshte mire te konsumoni hurma
October 1, 2018 / By M.I Molisja e njeriut
October 1, 2018 / By M.I Vitiligo dhe trajtimi
October 1, 2018 / By M.I Kur të mbetesh vetëm e të gjithë të ta kthejnë shpinën
October 1, 2018 / By M.I Mikoza e kembeve dhe vendfaljet
October 1, 2018 / By M.I Kur e varrosura do të pyetet, për çfarë faji është vrarë