Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mrekullia në trupin tonë! Roli i qelizave!

Mrekullia në trupin tonë! Roli i qelizave!

Trupi i njeriut është makina më e komplikuar në botë. Ne shikojmë me të, dëgjojmë me të, marrim frymë me të, ecim dhe vrapojmë me të, dhe ndjejmë kënaqësi me të. Eshtrat e tij, muskujt, arteriet, venat dhe organet e mbrendshme janë të organizuara me një krijim të mrekullueshëm, dhe kur shikojmë këtë krijim në detaje gjejmë fakte edhe më mahnitëse. Çdo
pjesë e trupit, edhe pse secila duket tejet e ndryshme nga tjetra, është e ndërtuar nga materiali i njejtë: qelizat.
Qelizat, që secila prej tyre është sa një e njëmijëta pjesë e milimetrit, janë njësi strukturale që formojnë trupin tonë dhe çdo gjë në të. Disa nga këto qeliza bashkohen që të formojnë eshtra, të tjerat që të formojnë nerva, mëlçinë, shtresën e brendshme të stomakut, lëkurën apo kornen e syrit. Secila e ka madhësinë dhe formën që saktësisht i përgjigjet nevojave
të asaj pjese të trupit. Si dhe kur qeliza, e cila ka funksione aq të ndryshme, erdhi në
ekzistencë? Përgjigja në këtë pyetje do të na dërgoj në një process i cili në çdo moment është i mbushur me misterie. Të gjitha përafërsisht 100 trilion qeliza të cilat sot e përbëjnë trupin tënd erdhën nga ndarja e një qelize të vetme. Ajo qelizë e cila pati strukturën sikurse të gjitha qelizat në trupin tënd tash, erdhi nga bashkimi i vezës së nënës tënde dhe spermatozoidit të babait
tënd. Në Kur’an, Zoti nganjëhere iu referohet mrekullive në tokë dhe në qiell, dhe nganjëhere misterieve të krijimit të gjërave të gjalla si shenja të ndryshme
të ekzistencës së Tij. Krijimi i mrekullueshëm i qenies njerëzore është njëra nga më të rëndësishmet e këtyre shenjave.  Në shumë vargje, si mësim për qenien njerëzore, Zoti këshillon ata që
të shikojnë krijimin e tyre. Ai shpjegon në detaje krijimin e qenies njerëzore dhe fazat e zhvillimit të tij. Në Suren 56, Ai tregon për krijimin e njeriut: Ne iu krijuam juve, e përse nuk e pohoni të vërtetën? A keni menduar për spermën që e derdhni? A jeni ju që e krijoni atë apo Ne jemi Krijuesi? (Kur’an,
56: 57-59) Përmbajtja e njeriut që përbëhet nga 60-70 kilogram mish dhe eshtra fillimisht ishte në një pikë lëngu. Sigurisht që është një mrekulli që një qenie njerëzore intelegjente, me ndjenja me të gjitha aftësitë e të folurit dhe dëgjimit dhe me një sistem fizik kompleks të mrekullueshëm të vijë në ekzistencë nga nje pikë lëngu. Ky zhvillim sigurisht që nuk ishte rezultat i një procesi të rastit
apo veprim i rastësishëm, por është një proces i vetëdijshëm i Krijuesit. Ne e krijuam njeriun nga lloji i baltës më të pastër; pastaj e bëmë pikë (uji) në një vend të sigurt; pastaj shndërruam pikën në një droçkë dhe shndërruam droçkën në një copë mishi dhe shndërruam atë copë mishi në eshtra dhe i veshëm eshtrat me mish; dhe pastaj atë e sollëm në jetë si krijesë tjetër. I Bekuar qoftë All-llahu, më i miri Krijues! (Kur’an, 23: 12-14)

(Visited 19 times, 1 visits today)
Top