Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mpiksja e gjakut mund te jete fatale ne rast se ju keni ndonje nga keto simptoma, duhet menjeher te shkoni ne spitalin me te afert

Mpiksja e gjakut mund te jete fatale ne rast se ju keni ndonje nga keto simptoma, duhet menjeher te shkoni ne spitalin me te afert

Në pjesën më të madhe të rasteve, mpiksjet e gjakut janë të mira për trupin. Kur plagoseni, gjaku duhet të mpikset në mënyrë që të ndalojë gjakderdhja. Por, ka raste kur gjaku mpikset kur nuk duhet dhe mund të shkaktojë probleme serioze, sidomos nëse formohen në venat më të thella, afër muskujve.

Kur gjaku mpikset në sistemin më të thellë, mund të jetë i rrezikshëm, thotë prof. Luis Navarro, themelues i Qendrës për Trajtimin e Venave, në Nju Jork.

Kjo mpiksje e gjakut quhet ndryshe trombozë e venës së thellë, ose DVT. Ajo pengon qarkullimin e gjakut në organet e tjera të trupit. Gjërat bëhen më serioze nëse mpiksja kalon në mushkëri. Mund të shkaktohet embolizmi pulmonar (PE), mpiksja që pengon organet më vitale të marrin oksigjenin dhe gjakun e nevojshëm. Në këtë mënyrë mund të dëmtohen mushkëritë dhe organe të tjera, duke e bërë gjendjen edhe më fatale.

Disa njerëz janë më të rrezikuar nga ky problem, prandaj duhet të qëndroni larg faktorëve që shkaktojnë mpiksje të gjakut në vena më të thella. Duhet të dini gjithashtu shenjat paralajmëruese që të merrni menjëherë trajtimin e duhur.

Ënjtje në njërën gjymtyrë

Ënjtja në njërën këmbë ose dorë është nga një simptomat më të shpeshta të DVT-ës.

“Mpiksja e gjakut mund të pengojë rrjedhjen si duhet të gjakut në gjymtyrë dhe gjaku mund të rrjedhë sipër mpiksjes duke shkaktuar ënjtje.

Dhimbje të këmbëve ose krahëve

Zakonisht dhimbja vjen bashkë me simptoma të tjera, si ënjtje ose skuqje të gjymtyrëve.

Për fat të keq, dhimbja e shkaktuar nga mpiksja e gjakut mund të ngatërrohet lehtësisht me ngërçin ose tërheqjen muskulore, prandaj nuk mund të diagnostikohet lehtë.

(Visited 271 times, 1 visits today)
Top