Sexta-feira, 21/2/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Motivimi dhe largpamësia

Motivimi dhe largpamësia

” Le të ketë kudjes! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin. Ballin rrenacak, mëkatarë.”
(Kur’an, 96:15-16)

Shprehja, “balli rrenacak, mëkatar” në ajetin e mësipërm është më interesante. Hulumtimet e kryera në vitet e fundit kanë zbuluar se zona paraballore, që është përgjegjëse për menaxhimin e funkcioneve të caktuara të trurit, ndodhet në pjesën ballore të kokës. Shkencëtarët zbuluan funkcionet e kësaj zone, të cilën e përmendi Kur’ani 1,400 vjet më parë, vetëm në 60 vitet e fundit. Nëse shikojmë brendësinë e trurit në pjesën e përparme të kokës, do të gjejmë pjesën e përparme të trurit. Një libër i titulluar ‘Essentials of Anatomy and Physiology’, e cila përfshin rezultatet e hulumtimit të fundit mbi funksionet e kësaj zone, thotë:

Motivimi dhe largpamësia për të planifikuar dhe filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit frontal, zonën paraballore. Ky është një rajon i asociacionit të kafkës. (63)

Libri gjithashtu thotë:

Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, zona paraballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit.(64)

Pra, kjo zonë e trurit është përgjegjës për planifikimin, motivimin, dhe nxitjen e sjelljeve të mira dhe të këqija, dhe është përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetës.

Është e qartë se shprehja “floku rrenacak, mëkatar” korrespondon plotësisht me shpjegimet e mësipërme. Përsëri, ky fakt që shkencëtarët kanë zbuluar vetëm në 60 vitet e fundit, u shpall nga Allahu në Kur’an shekuj më parë.

Literatura:

63. Rod R. Seeley, Trent D. Stephens, and Philip Tate, Essentials of Anatomy & Physiology, 2nd ed. (St. Louis: Mosby-Year Book Inc.: 1996), 211. Also Charles R. Noback, N. L. Strominger, and R. J. Demarest, The Human Nervous System, Introduction and Review, 4th ed. (Philadelphia: Lea & Febiger: 1991), 410-411.
64. Seeley, Stephens, and Tate, Essentials of Anatomy & Physiology, 211.

(Visited 44 times, 1 visits today)
Top