Terça-feira, 10/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos u pikëllo, jeta është më e shkurtër se c’mendon

Mos u pikëllo, jeta është më e shkurtër se c’mendon

Mos u pikëllo, jeta është më e shkurtër se c’mendon

Dale Carnegie na përshkruan ngjarjen e dikujt që ishte goditur me ulcer në stomak. Të gjitha përpjekjet e mjekëve qenë të pasuksesshem derisa i caktuan edhe kohën e vdekjes, dhe madje e këshilluan të përgatiste edhe qefinin. Kur papritmas Hani – emri i të sëmurit – mori një vendim shumë të cuditshëm ndaj vetes, duke thënë:

Nëse nuk më paska mbetur në këtë jetë vecse një kohë e shkurtër për të jetuar, atëherë përse të mos kënaqem gjatë saj?

Cdoherë kam shpresuar dhe menduar të ec e t’i shoh të gjitha vendet e botë, përpara se të më arrijë vdekja. Kjo pra është koha kur më e mundësohet ta realizoj ëndrrën e vjetër. ‘Pa ngurruar aspak, shkoi e mori biletën e udhëtimit. Mjekët që e kishin pacient, u frikuan dhe e këshilluan:

Të paralajmërojm se nëse je i vendosur për të udhëtuar, varri yt mund të jetë në thellësirat e detit!

Po ai me një vendosmëri të fortë u tha mjekëve:

Kurrsesi nuk do të ndodhë dicka prej kësaj që po më thoni. Unë u kam premtuar marinarëve që kufoma ime nuk do të varroset, pos në varrezat e familjes sime.

Ja, kështu Hani hipi në anije, duke recituar poezitë:

Ejani të shënojmë për njerëzimin një tregim
Ta mbarojmë jetën, me një të ëmbël përfundim

Se gjumi as na e zgjat jetën, kur me të e mbronim
E as na e shkurtoi jetën, natën kur pa gjumë qëndronim.

Pra, këto vargje i thoshte njeriu jobesimtar, dhe kështu e filloi udhëtimin e tij me plot gëzim e lumturi. Dërgoi disa përgëzues të bashkëshortja e tij që ta lajmëronin për gjendjen e vet, duke i porositur që t’i thonin:

”Cdo gjë të lezetshme e të këndshme që më kanë ofruar në anije e kam ngrënë. Kam pirë, kënduar e recituar poezi dhe të gjitha llojet ushqimore i kam ngrënë, madje edhe yndyrat që i pata të ndaluara! Jam kënaqur gjatë kësaj shëtitjeje saqë këtë lumturi kurrë se kam patur më parë.”

Pastaj cka?! Dale Curnegie tregon se i gjori i dikurshëm Han është shëruar nga sëmundja që kishte në stomak dhe se mënyra që ai përdori për shërim është më e suksesshme për t’i mposhtur e asgjësuar sëmundjet dhe për t’i mundur dhimbjet!!

Unë nuk pajtohem me poezinë e thurur më lartë, pasi që në të vërejmë devijim dhe dalje nga programi hyjnor, por qëllimi i tregimit është se lumturia, gëzimi, pushimi, janë shumë më të forta për përballimin e rreziqeve të sëmundjeve se sa kokrra e ilaceve.

(Visited 59 times, 1 visits today)
Top