Segunda-feira, 22/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Mos u grind me bashkëshortin në prani të fëmijëve!



Mos u grind me bashkëshortin në prani të fëmijëve!

Mos u grind me bashkëshortin në prani të fëmijëve!

 Si do të ndjehen fëmijët kur shohin prindërit e tyre duke u grindur apo madje duke e sulmuar njëri-tjetrin?! Dhe, çka duhet të veprojnë ata atëherë? A do t’i kthehen ata me aq dashuri lidhjes së mëparshme me nënën dhe babin e tyre pasi t’i shohin ata duke e sharë njëri-tjetrin? Nëse gabojmë dhe grindemi apo përleshemi (me bashkëshortin) para fëmijëve dhe pastaj pajtohemi, duhet të sigurohemi që t’i përmbajmë fëmijët dhe madje t’u kërkojmë falje për sjelljen tonë të papjekur dhe jo-islame. Inshaallah, ata do të na respektojnë neve bile më shumë për pranimin se ne kishim gabuar!

 

 Kurrë nuk duhet t’i përqeshim të tjerët!

 Nëse themi, “Hej, shikoje atë djalë të shëmtuar atje! Ha! Ha! Ha!,” fëmijët tanë mund të mendojnë se kjo është sjellje e pranueshme. Më vonë, nëse ata thonë publikisht diçka të keqe për dikë dhe ne ose ai person bie në siklet, duhet ta kujtojmë se ishim ne që ua mësuam atyre të sillen në këtë mënyrë

 Kurrë nuk duhet të përgojojmë ose të flasim keq për të tjerët pas shpinës së tyre!

 Edhe nëse mendojmë se nuk na kanë dëgjuar, fëmijët tanë do ta bëjnë këtë. Ata do të na shohin duke ngrënë mishin e vdekur të vëllezërve dhe motrave tona (duke i përgojuar), dhe kjo mund të ndikojë te ta në shumë mënyra. Ata thjesht mund të fillojnë të mendojnë se kjo është sjellje normale, ose mund të neveriten tepër me prindërit e tyre për sjelljen në këtë mënyrë. Gjithashtu, fëmijët tanë do të ndikohen negativisht.





 Kurrë nuk duhet të shikojmë programe televizive ose të dëgjojmë programe të radios për të cilat e dimë se s’duhet!

 Më vonë, kur t’u themi fëmijëve për të mos shikuar puthje ose dhunë në TV, ata do të na shohin si hipokritë dhe do të humbin respektin për ne.

 Si muslimanë, natyrisht ne duhet të mundohemi të bëhemi njerëzit më të mirë që mundemi. Si prindër muslimanë, ne duhet të mundohemi edhe më tepër, sepse sjellja jonë ka shumë mundësi të ketë ndikimin më të madh në sjelljen e fëmijëve tanë tani dhe kur të rriten ata. Nuk është çka thotë nëna dhe babai, është ajo çfarë e bëjnë ata.

 Rritja e fëmijëve është përgjegjësi e jashtëzakonshme. Nëse duam të kemi sukses, duhet t’i rrisim ata me të dyja: me fjalë dhe vepra. Si njerëz, ndërkohë ne bëjmë gabime dhe padrejtësi. Por, ju lutem, KURRË PARA FËMIJËVE!

Ibrahim Bowers

(Visited 21 times, 1 visits today)




Top