Domingo, 10/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Mos u dorëzo

Mos u dorëzo

Mos u dorëzo…

Mos u dorëzo, nëse sprovohesh me sëmundje, se çdo minutë nga i cili vuan është pastrim mëkatesh.
Mos u dorëzo, nëse të largohen shokët më të ngushtë dhe nuk të tregojnë arsyjen; ai është që të ka humbur ty, e jo ti atë.
Mos u dorëzo, nëse zbulon se njeriu më i afërt i yti është armiku më i madh, por falënderoje Allahun që nuk ke jetuar gjithë jetën i pavëmendshëm.
Mos u dorëzo, nëse të bënë padrejtësi ai që ti i ke bërë mirë, ti nuk je i pari që i’u është bërë padrejtësi; le të bëhet padrejtësi ty, dhe ti mos u bën i padrejtë asnjëherë.

Mos u dorëzo, për të dashurin që ka ikur dhe ka lënë prapa thyerje, patjetër do të ekzistoj dikush që do t’i grumbulloj ato copa nga dashuria e kaluar.
Kështu është jeta e përbërë prej dashurisë, lotëve, ndarjes dhe tradhëtisë.
Të përpiqemi me gjithë atë forcë që kemi të përmbahemi dhe të bëhemi të durueshem.
Jeta është më e bukur se sa ta kalojmë atë duke qarë me lotë dorëzimi.

@include "";